Shkaktarë i mosarritjes së autobusëve besohet të jetë përplasja në mes të Bordit të Drejtorëve në njërën anë dhe Kryshefit Ekzekutiv, Halil Mustafa dhe ekzekutivit të Komunës së Prishtinës në anën tjetër.
Hafir Hamiti, sekretar i NP “Trafiku Urban” ka thënë për lajmi.net se arsyeje e mosarritjes së autobusëve të rinj është një mospagesë që ende nuk e ka kryer Ndërmarrja ndajë kompanisë “Iveco”.
“E dini që Bordi i drejtorëve ka ngrirë llogarit bankarë të Ndërmarrjes, andaj nuk po mundemi që paratë t’i qesim në bankë për kontraktonin. Pa ia bërë pagesën nuk vinë as autobusët. Por, besoj që kjo mosmarrëveshje do të zgjidhet dhe shpejtë autobusët do të jenë në Prishtinë. Tash është zgjedh edhe aksionari i ri i Komunës së Prishtinës dhe do të gjendet një zgjidhje me Bordin”, tha Hamiti.
Ndërkohë, Komisioni Aksionarëve të Komunës së Prishtinës është kompletuar në mbledhjen e fundit të Kuvendit të Prishtinës. Aksionarë janë, asamblistja e PDK, Lirie Avdiu, nga LDK është zgjedhur Hetem Kupina, dhe i deleguari i kryetarit të Prishtinës është, Genc Bashota.
Anëtari i Komisionit të Aksionarëve, Hetem Kupina ka thënë për lajmi.net se të mërkurën do të mbahet mbledhja me Bordin dhe do të shqyrtohen shuam çështje. “Ne me 3 maj do të kemi mbledhje me Bordin e Drejtorëve të Trafiku urbanë dhe do të njoftohemi për shumë problemet ngase nuk jemi të informuar”, tha shkurt Kupina.
Kompania “Iveco” nuk ka dashur të deklarohet lidhur me atë se “cila është arsyeja që ende nuk kanë mbërritur në Prishtinë edhe 21 autobusë të rinj”.
Ndërmarrja “Trafiku Urban” ka marrë një kredi në vlerë prej 10 milionë euro për blerjen e 51 autobusëve nga kompania çeke “Iveko”, por deri më tani i kanë arritur vetëm 31.
Ndërkohë, Bordi i Drejtorëve të kësaj Ndërmarrje i përbërë nga Avdi Feri, Fellanza Pula, dhe Bashkim Ibrahimi javë më parë ka ngrirë llogarit bankare të Ndërmarrjes pasi që Kryshefi i Ekzutiv, Halil Mustafa nuk po e lëshon detyrën, pas shkarkimit të tij.
Ndërkohë, Mustafa ka deklaruar se Komuna e Prishtinës nuk e njehë si legjitim këtë Bord dhe prandaj nuk largohet.
Komuna e Prishtinës nuk ka dashur të deklarohet se kur do të vinë edhe autobusët tjerë, pasi autoritet të sajë kishin lajmëruar për muajin prill. Por, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se Mustafa është drejtor, pasi ky Bord nuk është legjitim, sepse sipas tij, është zgjedhur ne kundërshtim me ligjin. Ahmeti ka thënë se vendimin e Kopjonit të Aksionarëve për emërimin e Bordit e ka dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dhe se, deri sa gjykata të jep mendimin e vetë ky Bord është jo valid. Ndërkohë lajmi.net ka raportuar se Gjykata Themelore në Prishtinë nuk ka protokolluar asnjë padi nga ana e kryetarit Shpend Ahmeti.
Më poshtë mund të lexoni këtë raport:
Gjykata nuk ka padi të Shpend Ahmetit ndaj Bordit të drejtorëve të “Trafiku Urban”























