• Latest
  • Trending
  • All

Moska zyrtarizon të drejtën historike mbi Serbinë si zonë influence – Nga Shaban Murati

08/01/2022

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 16 November, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Moska zyrtarizon të drejtën historike mbi Serbinë si zonë influence – Nga Shaban Murati

08/01/2022
in Aktualitet

Nuk kishte ndodhur kurrë më parë që Rusia t’i paraqiste hapur dhe zyrtarisht NATO-s, SHBA dhe Perëndimit, pretendimin se Serbia është zonë e influencës ruse, në të cilën nuk duhet të guxojnë të ndërhyjnë.

Në datën 4 Janar 2022, siç njofton Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, bëri një deklaratë të paparë lidhur me të drejtën historike të Rusisë që të klasifikojë Serbinë zonë të paprekëshme të influencës ruse.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Deklarata e saj e shpërndarë në të gjithë rrjetin e fuqishëm të propagandës zyrtare ruse brenda dhe jashtë vendit, shprehet tekstualisht: “Kapaciteti mbrojtës i Serbisë – Serbia në vitet e fundit, në fakt në 200 vjet, varet nga ajo se sa shpejt Rusia reagon ndaj kërcënimeve të jashtme të shtetit jugosllav”.

Është hera e parë që Moska e pretendon dhe e bën fakt të kryer të drejtën e saj historike “200 vjeçare” mbi Serbinë si sferë e influencës së saj, për të cilën është gati të përdorë edhe forcën ushtarake ruse për ta siguruar si pjesë të saj.

Është një paralajmërim diplomatiko-ushtarak, i cili duhet lexuar me shumë kujdes nga zyrat dhe qarqet politike, diplomatike dhe ushtarake të rajonit dhe të NATO-s, lidhur me situatën e re strategjike ballkanike, ku Moska shpall si element përbërës të doktrinës së saj ushtarake mbrojtjen ushtarake të Serbisë.

Kjo rrethanë e re strategjike pritet të ketë pasojat e veta direkte dhe indirekte, të cilat kërkojnë një rivlerësim të raporteve me Serbinë dhe me Rusinë nga të gjitha vendet e Ballkanit dhe të NATO-s, dhe në rradhë të parë nga Shqipëria, përballë rrezikut të ri, që përfaqëson shpallja zyrtare e Serbisë si zonë ruse e influencës.

Paralajmërimin diplomatiko-ushtarak rus lidhur me të drejtën historike ruse për përfshirjen e Serbisë në sferën ruse të influencës, e bën edhe më serioz fakti që zëdhënësja zyrtare e Ministrisë së Jashtme të Rusisë ia drejtoi mesazhin e saj direkt një prej ushtarakëve më të lartë të NATO-s, admiralit Robert Burke, komandant i forcave të bashkuara aleate të NATO-s, i cili zhvilloi një vizitë në Beograd në fund të Dhjetorit 2021.

Vizita dhe deklarimet e komandantit të forcave të bashkuara aleate të NATO-s në Beograd lidhur me marrëdhëniet e NATO-s me Serbinë shkaktuan shqetësim të madh në Moskë, ku vlerësuan nevojën e një reagimi me paraqitjen e të drejtës historike të Rusisë mbi Serbinë si sferë e influencës ruse.

Kremlini i vlerësoi deklarimet e ushtarakut të lartë të NATO-s si një avancim për joshje të Serbisë nga NATO. Serioziteti i reagimit rus duket qartë nga shprehja e vendosmërisë për ta mbrojtur edhe me mjete ushtarake këtë sferë të influencës së saj në Ballkanin Perëndimor.

Kjo krijon një rrethanë të re strategjike, sepse për herë të parë Moska paralajmëron NATO-n që të mos ndërmarrë përçapje apo lëvizje joshjeje në drejtim të afrimit atlantik të Serbisë, sepse ajo i takon Rusisë. Moska e klasifikon “shtetin jugosllav” serb si jetik për interesat e saj strategjike, sa që është gati të përdorë edhe mjete ushtarake për ruajtjen e kësaj zone të influencës ruse.

Moska është habitur me të drejtë nga admirali Burke, i cili në Beograd deklaroi se “NATO përkrah reformat e ndërmarrra nga Serbia për forcimin e kapacitetit të saj mbrojtës”. Moska është habitur me të drejtë, sepse kapacitetet mbrojtëse serbe, që lavdëron admirali Burke, janë kapacitete të ndërtuara nga Rusia me furnizimet e pandërprera me armët më të sofistikuara ruse.

Ja se si ironizon zëdhënësja e MPJ të Rusisë Zaharova: “Nëse Burke e njeh historinë, ahere me deklaratat e tij mirëpret furnizimet e armëve të Rusisë për Serbinë, si për shembull sistemin e raketave antitank “Kornet”, (që mbrritën në Serbi në 24 Dhjetor 2021), dhe ai shpreson shumë që ato furnizime me armë ruse do të ftohin ethen e kokave të nxehta të NATO-s, të cilat po turbullojnë ujrat në Ballkan”.

Moska me këtë rast i kujton NATO-s se armatimet ruse për Serbinë bëhen pikërisht për të sanksionuar statusin e Serbisë si zonë e influencës ruse dhe jo për të lejuar Serbinë të afrohet me NATO-n. Moska i kujton gjithashtu NATO-s se makina e stërmadhe ushtarake serbe e ndërtuar dhe e financuar nga Rusia, është instrument i makinës ushtarake ruse dhe rolit të saj në Ballkan.

Moska tregon se sa të kota janë iluzionet në ndonjë zyre diplomatike apo ndonjë komandë ushtarake në NATO, të cilat autosugjestionohen me idenë se Serbia mund të tërhiqet në integrimin atlantik. Janë iluzione të atyre burokratëve civilë apo ushtarakë të NATO-s, të cilët në çdo vizitë të tyren në Beograd përsërisin si refren tezat e gabuara se “NATO mbështet “neutralitetin ushtarak” të Serbisë dhe se “NATO përkrah forcimin e kapacitetit ushtarak të Serbisë”.

Kjo tregon se as Serbia dhe as Ballkani nuk njihet prej tyre, dhe se nuk kuptojnë që edhe nëse ndonjë politikan serb mund të ketë përkohësisht ndonjë ide për afrim atlantik, Rusia nuk do ta lejojë kurrë Serbinë të shkojë te NATO.

Shpallja nga Rusia e të drejtës së saj historike mbi Serbinë si zonë e influencës ruse përbën një mesazh të rëndësishëm për politikën atlantike që të kuptojë se ndaj Serbisë nuk duhen ushqyer as shpresa të kota dhe as iluzione, në kohën që ajo po militarizohet çdo ditë nga Rusia dhe po bëhet çdo ditë dhe më e rrezikëshme.

Është një mesazh shumë i rëndësishëm për të shkundur përgjumjen ballkanike të politikës atlantike, e cila duhet të mendojë më shumë për masat e reja mbrojtëse përballë hapit të ri strategjik rus, që e shpall Serbinë zonë influence. Politika atlantike duhet të mendojë më shumë se si duhen mbrojtur shtetet aleate anëtare të NATO-s në Ballkan nga rreziku i madh ushtarak, që po krijon makina ushtarake serbe me armët më të sofistikuara ruse.

Nuk është rastësi që paralajmërimi i ri diplomatiko-ushtarak rus për Serbinë si zonë influence, u bë menjëherë pas ultimatumit, që Kremlini i drejtoi në 17 Dhjetor 2021 NATO-s dhe SHBA që të mos ndërmarrin asnjë hap në drejtim të anëtarësimit të Ukrainës në NATO, sepse Moska e konsideron atë hap një vijë e kuqe ndaj së cilës Rusia do të përgjigjet ushtarakisht.

Në 4 Janar 2022 Rusia i drejton NATO-s dhe SHBA paralajmërimin e dytë, që lidhet tani me Serbinë, të cilën Moska e klasifikon si zonë e paprekshme e influencës ruse ose si vijë e re e kuqe për Perëndimin në Ballkan.

Ndodhi shumë shpejt ajo që paralajmërova në 21 Dhjetor 2021 kur shkruaja se “Rusia nuk do ta lejojë kurrë Serbinë të hyjë në NATO dhe do të veprojë njësoj si me Ukrainën për ta ndaluar. Propozimet ultimative të Moskës drejtuar NATO-s në 17 Dhjetor për ndalimin e Ukrainës duhen lexuar edhe si parathënie ruse për Serbinë”. Gazeta proqeveritare ruse “gazeta.ru” njoftonte plot kënaqësi në 4 Janar se “Serbia shpalli në Tetor se kurrë nuk do të hyjë në NATO”.

Paralajmërimi i ri diplomatiko-ushtarak i Kremlinit drejtuar NATO-s, SHBA dhe Perëndimit lidhur me të drejtën historike ruse mbi Serbinë si zonë influence, është një situatë e re, që kërkon reflektime të shpejta dhe serioze nga Aleanca Atlantike lidhur me qendrimet ndaj rivendikimeve të Rusisë në Ballkan, por sidomos ndaj rolit të Serbisë si satelit i Rusisë. Televizioni serb “N1TV” jepte në 30 Dhjetor pohimin e gazetarit rus Genadi Sisojev se “regjimi i Serbisë është dora e zgjatur e politikës së Moskës në Ballkan”.

Zyrtarët diplomatikë dhe ushtarakë të NATO-s duhet përfundimisht të kuptojnë se është e dëmshme dhe e rrezikshme të flirtojnë me Serbinë dhe me politikën e saj agresive rajonale. Serbia është aleat ushtarak dhe instrument ushtarak i Rusisë në Ballkan dhe kushdo që mund të ketë ndonjë iluzion mjafton të lexojë deklaratat zyrtare të zëdhënëses së qeverisë dhe të diplomacisë ruse në 4 Janar.

Kam paralajmëruar disa herë lidhur me iluzionet e pabazuara të disa ushtarakëve apo disa burokratëve të NATO-s, që miklojnë Beogradin dhe bëjnë sikur nuk e shohin militarizimin e ethshëm serb, duke u nisur nga ideja fikse dhe naive se kështu do të arrijnë ta largojnë Serbinë nga Rusia.

Në këtë linjë duhet parë edhe qendrimi i gabuar, si ai i shprehur nga admirali Burke në Beograd, në përkrahje të forcimit të kapacitetit ushtarak të Serbisë. Kushdo në NATO, që ka iluzione për prirjen strategjike të Serbisë, duhet ta kuptojë se Serbia po armatoset marramendshëm me armë moderne ruse jo kundër Iranit apo kundër Koresë së Veriut, por kundër shteteve anëtare të NATO-s në rajon si Kroacia dhe Shqipëria, dy shtete që në doktrinën ushtarake serbe konsiderohen si kërcënimi kryesor për Serbinë.

Shpallja nga Moska e së drejtës historike ruse mbi Serbinë si zonë influence ka implikime te rrezikëshme për shtetet e Ballkanit Perendimor.

Së pari, kjo do të thotë se Moska do të trajtojë si kërcënim të interesave të saj, që kërkon reagim rus, çdo shtet të rajonit, që nuk ndjek linjat proserbe dhe proruse.

Së dyti, e drejta historike ruse mbi Serbinë pritet të shtrihet mbi gjithë serbët, që jetojnë në rajon pavarësisht nga shtetet ku ndodhen. Doktrina famëkeqe e qeverisë së presidentit Vuçiç për “Botën serbe” i jep të drejtën Moskës që të pretendojë dhe të ndërhyjë në mbështetje të realizimit të kësaj ambicje rajonale serbe nëpërmjet aneksimit nga Beogradi të territoreve të shteteve të tjera si Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina.

Së treti, Moskës i është krijuar një rast i artë që të ndërhyjë në Ballkanin Perëndimor nëpërmjet projektit ekonomiko-politik dhe diplomatik serb me emrin “Ballkan i hapur”. Sepse zgjerimi i ndikimit dhe i hegjemonisë serbe në shtetet Ballkanit Perëndimor, që bashkohen me projektin serb të “Ballkanit të hapur”, do të konsiderohet nga Moska si e drejtë e saj historike për ndërhyrjen në këtë rajon.

Në këto rrethana të reja të komplikimeve diplomatike dhe strategjike del nevoja e një reflektimi të ri urgjent nga qeveria dhe diplomacia e Shqipërisë për tërheqjen sa më parë të Shqipërisë nga projekti serb i “Ballkanit të hapur”, sepse kjo rrugë e rrezikëshme mund të ketë pasojën që në një formë apo tjetër edhe Shqipëria të konsiderohet nga Moska si e drejtë historike ruse.

Logjika historike dhe diplomatike e bën të qartë se çdo lidhje specifike e Shqipërisë me Serbinë të çon te Rusia.

Previous Post

Tragjike në Fier/ Fëmija 3-vjeçar ndërron jetë në kopsht, dërgohet në spital me shenja në qafë

Next Post

Nga Xhaka te Rrahmani, ja sa paguhen disa nga lojtarët më të njohur shqiptar

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Nga Xhaka te Rrahmani, ja sa paguhen disa nga lojtarët më të njohur shqiptar

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.