• Latest
  • Trending
  • All

MOS VUAJ NE VETMI, KËRKO NDIHMË!

18/04/2020

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 6 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

MOS VUAJ NE VETMI, KËRKO NDIHMË!

18/04/2020
in Aktualitet, Diaspora

Lediana Pajaj

Virusi me i ri dhe ende i panjohur për mjekësinë me emrin Coronavirus (Covid-19) është shpërndarë tashmë pothuaj në të gjitha vendet e botës pasi u shfaq fillimisht në Kinë në Dhjetorin e vitit të kaluar. Deri tani, më tepër se 1,511,000 njërëz mësohet se janë infektuar dhe më tepër se 88,000 janë të vdekurit në të gjithë botën përfshirë këtu edhe 7,097 të vdekur në Britaninë e Madhe deri në datën 08/04/2020.
Kjo pandemi globale bëri të domosdoshme marjen e masave nga ana e qeverive të të gjitha vendeve të prekura përsa i përket distancimit social.
Më 16 Mars, kryeministri Boris Johnson drejtoi konferencën e parë të përditshme për koronavirusin, duke thënë se qeveria, duke filluar nga ky moment, këshillon të gjithë banorët e Mbretërisë së Bashkuar që të shmangin kontaktin jo të domosdoshëm shoqëror dhe të udhëtojnë aty ku është e pashmangshme. Të Premten në 20 Mars këto masa u përshkallëzuan duke çuar në mbylljen e të gjitha bareve, pub-eve, kafeneve dhe restoranteve në Mbretërinë e Bashkuar. Në të njëjtën ditë të gjitha shkollat në Angli, Skoci dhe Uells u mbyllën deri në një njoftim të mëtejshëm. Vetëm fëmijët vulnerabël, ose ata që janë djem dhe vajza të punonjësve në Shërbimin Kombëtar Mjekësor (NHS) ose industri të tjera kryesore, do të lejohen të shkojnë në shkollë. Transporti i Londrës aktualisht po shërben me një kapacitet shumë të reduktuar përsa i përket linjave nëntokësore të trenave, linjave të autobusave dhe hekurudhave të cilët janë të destinuar vetëm për punëtorët që kanë detyra kyçe duke shënuar një rënie prej 80 % të numrit të udhëtarëve .
Në 23 Mars, kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson e vendosi vendin në izolim duke theksuar se personat që do të grumbullohen në grupe më të mëdha se dy veta ose që dalin jashtë për arsye jo të domosdoshme do të gjobiten nga policia.
Ata njerëz që manifestojnë simptomat kryesore të koronavirusit – ethe, temperaturë ose kollë të thatë – duhet të qëndrojnë në shtëpi për shtatë ditë, ndërsa familjet në të cilat të paktën një person shfaq simptoma duhet të vet karantinohen për 14 ditë. Katër ditë më vonë kryeministri dhe sekretari i shëndetësisë Matt Hancock rezultuan pozitiv ndaj testimit për virusin Covid-19.
Ndërkohë që këto masa janë të domosdoshme për mbajtjen e numrit të të infektuarve nën kontroll, për të ruajtur jetën e atyre që janë më të rrezikuar nga virusi (moshat mbi 70 vjec apo personat që vuajnë nga sëmundje kronike) një tragjedi paralele lindi nga implementimi i tyre. Qindra-mijëra njerëz ngelën pa punë, flasim këtu për atë shtresë njerëzish të cilët në sytë e qeverisë nuk ekzistojnë, azilkërkues të cilët nuk kanë të drejtën të punojnë, emigrantë, refugjatë që jetojnë ilegalisht, të moshuar të vetëm, prindër të vetëm, të rinj të pashoqëruar, persona që nuk kanë të drejta për ndihma nga shteti, persona me aftësi të kufizuara, njerëz që jetojnë në dhunë familjare etj.
Në Mbretërinë e Bashkuar jetojnë rreth 100,000 shqiptar dhe shumë nga këto familje janë në kushtet që situata e izolimit i çon në kufijtë e mbijetesës përsa i përket nevojave bazike të tilla si ushqimi, mjekimet apo shpenzimet e përditshme të domosdoshme. Pranë Shpresa Programme ndihmohen çdo vit rreth 2,000 persona shqipfolës që jetojnë në Londër. Përgjigja e kësaj organizate ndaj situatës së krijuar pas shpalljes së izolimit ishte e menjëhershme. Gjithcka duhet të përshtatej me situatën për të krijuar “normalitetin” e ri në kushtet e izolimit duke iu përgjigjur situatës së emergjencës. E gjithë platforma (projekti) e quajtur Covid-19 response, u përshtat online dhe në kohë rekord u ngritën grupe pune me vullnetarë dhe përfaqësues të organizatës të cilët ishin në dispoicion të qytetarëve, të cilët, në këto ditë nuk kishin asnjë rreze shprese. Numri telefonit dhe adresa e emailt të organizatës u vunë në dispozicion të të gjithë atyre që kishin nevojë për ndihmë. Ajo çka ju ofrua njerëzve në nevojë ishin:

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

-Shpërndarja e ushqimeve për ata që janë në kushtet e vet izolimit
-dërgimi i një sasie të hollash online për ushqime për të gjithë ata që nuk mund të shkojnë në bankën e ushqimeve më të afërt me ta
-asistenca emocionale nëpërmjet telefonatave
-tregimi i historive për fëmijët nëpërmjet platformave online me video
-kurse online të ESOL nëpërmjet aplikacionit zoom
– klube virtuale me të rinjtë nëpërmjet zoom
-kurse online të gjuhës shqipe
-kurse online të gjuhës angleze
-këshillim në lidhje me aplikimet për ndihma duke bashkëpunuar me kompani të tjera të cilat asistojnë me konsulencë ligjore profesionale.
-trajnimet e punës vullnetare ose atyre atyre që kërkojnë punësim
-sigurimi që nevojat e komunetit tonë të adresohen deri në nivele vendimmarrëse me ndihmën e Kryqit të Kuq, Këshillit të Refugjatëve dhe disa deputetëve që e kanë mbështetur Shpresën në çdo hap.

Esme Madill, një partnere prej vitesh e Shpresës, ka hapur një fond online ku njerëzit mund të japin kontributin e tyre në shërbim të kauzës dhe të ardhurat e mbledhura nga ky fond po përdoren për shtresat e mëposhtëme vulnerabël:

-për të blerë ilace për emigrantët të clët nuk kanë statusin e duhur për të përfituar ilaçe pa pagesë.
-për ti ofruar rimbushje telefonike të rinjve të pashoqëruar që jetojnë në akomodime shtetërore në mënyrë që të mund të kontaktojnë me stafin e Shpresës të cilët janë familja e tyre e vetme.
-për tu sguruar ushqime familjeve në nevojë
-për të siguruar ushqime dhe karta telefoni për dy të rinj të infektuar nga virusi.
Rreth 35 vullnetarë të rinj janë rekrutuar gjatë kësaj periudhe duke iu bashkuar armatës prej më shumë se 100 vetash të vullnetarëve të Shpresës.

Ata vijnë nga organizata dhe kompani të ndryshme dhe kanë eksperiencë për të punuar me njerëz në nevojë duke arritur në zgjidhje ligjore dhe praktike të nevojave të tyre. Deri tani janë arritur të ndihmohen dhe tu jepet një zgjidhje 120 familjeve shqiptare në Londër dhe qëllimi është që çdo person që telefonon për ndihmë të arrijë ta mari atë në një kohë sa më të shpejtë dhe në mënyrë profesionale.

V. është një zonjë shqiptare e cila ka ardhur në Londër nga Italia ku ka jetuar prej shumë vitesh dhe aktualisht është në statusin e azilkërkueses. Gjatë kësaj kohe V. nuk ka të drejtë të punojë legalisht dhe është akomoduar nga ana e komunës përkatëse në një shtëpi me qera të cilën duhet ta ndajë me përsona të tjerë. Izolimi rezultoi shumë dëshpërues për V., ajo punonte në të zezë dhe duke qënë se puna u ndërpre për shkak të situatës së Coronavirusit, nuk dinte si të vepronte në lidhje me aplikimet për ndihma që ofron shteti Britanik pasi dhe anglishtja e saj ishte shumë e dobët. Ndërkohë një nga banorët me të cilin V.ndante shtëpinë rezultoi pozitiv ndaj Covid-19. Në kushtet e pamundësisë për të siguruar gjërat bazike si ushqimi dhe përditshmëria dhe e ndier e rrezikuar për jetën dhe shëndetin e saj V. telefonon Shpresën për ti ardhur në ndihmë. Gjendja e saj emocionale është tepër e rënduar, V. mendon se më keq se kaq gjërat nuk mund të shkojnë në jetën e saj dhe ndihet e pashpresë. Shpresa Programme me ndihmën e vullnetarëve dhe bashkëpunëtorëve arriti të fliste me agjensinë që i kishte siguruar V. strehimin dhe ajo u dërgua të jetonte në një tjetër banesë, largë rrezikut për infektim. Për V. sigurohet ushqimi çdo javë dhe një mentore që u lidh me të nëpërmjet Shpresës i ka siguruar asaj, përvec suportit emocional nëpërmjet telefonatave të përditëshme, edhe suport financiar nëpërmjet transfertave të të hollave online. V. po mer këshillim profesional nga një psikologe e cila është pjesë e bashkëpunimit dhe nga stafi është ndhmuar për të aplikuar online për ndihmat e shtetit. “Unë kisha rënë në një humnerë të errët e të thellë,- shprehet ajo në një mesazh që ja dërgon njërës prej përfaqësueseve të organizatës,- sot kam gjithçka, jam largë rrezikut për shëndetin, kam çdo gjë materiale por mbi të gjitha kam miq që kujdesen për mua e nuk më lënë të ndihem vetëm”. “Unë, një zemër lakuriq, e pa mbrojtur nga rreziqet dhe hallet e jetës,-thotë ajo në një tjetër mesazh,-dhe ju që u bëtë një mburojë për zemrën time”.
Sepse ky është misioni i Shpresës, të ndihmojë shqipfolësit të jetojnë dhe integrohen me dinjitet në komunitet.

MOS VUAJ NE VETMI, KËRKO NDIHMË!

Previous Post

Fox News nxjerr provat: Koronavirusi doli nga laboratori në Wuhan, çfarë synonte Kina

Next Post

Futbollisti Shkodran Mustafi premton 16 vakte për familjet në nevojë

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Futbollisti Shkodran Mustafi premton 16 vakte për familjet në nevojë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.