“Dy viktimat meshkuj K-Shqiptarë kanë raportuar se derisa ishin në fitnes, i dyshuari mashkull K-Shqiptar ua ka vjedhur portofolat në të cilët njëri kishte 2090 euro para të gatshme dhe tjetri 390 euro. Gjatë intervistimit tek i dyshuari janë gjetur paratë e vjedhura të cilat i dyshuari i kishte fshehur në rroba dhe i njëjti ka sulmuar njërin nga zyrtarët policorë që ishte duke e intervistuar”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.






















