• Latest
  • Trending
  • All

Mos ju përgjigj pëllitjes së gomerëve

01/10/2022

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Mos ju përgjigj pëllitjes së gomerëve

01/10/2022
in Aktualitet

Nga Lutfi Dervishi

Një gomar nga ata që njihen në publik për gomarllëqe, nxorri një foto në facebook- un e tij ku bari ishte ngjyrosur me ngjyrën blu dhe tha: “a e kuptoni çfarë ju kanë bërë, ju kanë bërë të besoni se  bari është ngjyrë e gjelbër? Ju kanë shpëlarë trutë.”

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Tigri, i njohur për nervozitetin që i shkaktonin gomarllëqet, i shkroi në koment vetëm një fjalë: IDIOT.

Mirëpo kafshët e tjera nisën komentet. Dhelpra për nxitur debatin shkroi poshtë tigrit. Sigurisht që gomari është idiot. Nuk po na thotë ndonjë gjë të re.  Të gjithë e dimë tashmë se ne deri më sot kemi qenë të gënjyer nga propaganda- bari është blu. Komentit të dhelprës i dhanë like menjëherë 3 hijena, ndërsa një nuse lale i bëri shenjën e zemrës. Një tufë delesh postuan me nxitim, secila nga një fjalë: “super”, “të lumtë”, “gjeniale”. “Me fat që të kemi”. “Mos vdeksh kurrë”. “i madh”. “Bravo”! “Legjendë”

Ariu kur pa reagimet e deleve i hipi gjaku në kokë dhe shkroi: Mirë gomari, që e ka kaluar rëndë Covidin, po ju, ju kanë lënë sytë. Bari është jeshil. Komenti ariut mori dhjetëra zemra nga lopët, ndërsa kali shkroi: gomari është idiot dhe i bëri tag mushkës për të komentuar. Mushka u zu ngushtë. Nuk mund të komentonte publikisht kundër të atit, por nuk dëshironte të zemëronte as dajën e vet. Për momentin kafshët e tjera shihnin vetëm një shenjë që tregonte se mushka po shkruante diçka, mesa dukej një shpjegim të gjatë, që megjithë pritjen askush nuk e pa të postuar.

Facebook po ziente. Kafshëve u shkonte një “notification/njoftim” që një postim shumë i rëndësishëm i gomarit, po debatohej gjerësisht. Majmunit i shkoi disa herë “notification” për postimin dhe komentet, dhe gati sa nuk u fut edhe ai në sherrin virtual, por u kujtua se Facebook kishte ca algoritme që sapo pikasnin një sherr, e bënin postimin më viral që kafshët të qëndronin më gjatë në rrjetin social. Majmuni kaloi në Twitter për të lexuar ndonjë lajm rreth bananeve.

Tigri ndërkohë ishte acaruar dhe kërcënoi se kush do të thoshte se bari është blu, do të kishte punë personalisht me të.

Mirë është të merremi vesh, si kafshë që jemi, pa kaluar në sherre e dhunë. Mund të bëjmë një sondazh këtu dhe le të vendosë, shumica – shkroi dhelpra që ishte tejet e ngeshme dhe dëshironte që debati të mos shuhej.

Luani e pa me vonesë postimin e gomarit dhe kur mbaroi se lexuari të gjithë komentet e kishte marrë uria. I nervozuar dha verdiktiin e tij: Gomari ka të drejtë. Tigrit i ndalohet të shkruaj në facebook për një vit.

Tigri e pranoi vendimin. Nuk kishte rrugë tjetër. Megjithatë guxoi t’i shkruante Luanit në inbox.  “Im Zot, pse më dënuat me heshtje kur ju e dini që bari është jeshil.”

“Nuk ke marrë denim se pse ke thënë se bari është jeshil, -iu përgjigj Luani, por sepse ke bërë një gomarllëk më të madh se gomari. Je futur në debat me një gomar dhe nuk ke humbur vetëm kohën tënde, por ke lënë pa punë edhe kafshët e tjera”.

Morali i fabulës së njohur në internet:

Humbja më absurde e kohës është debati me injorantin, idiotin apo torollakun që nuk i intereson e vërteta apo realiteti, por vetëm hapja debatit rreth fiksimeve, inatit, zilisë apo paranojake të tij.

Kësaj race të idiotëve  që interneti dhe televizioni i ka shumuar si brenjtësit, sado fakte, prova, dëshmi dhe argumenta t’u paraqesësh, nuk kanë aftësinë për të kuptuar, për të mos thënë që janë të verbuar nga egoja, urrejtja, inati dhe dashuria platonike për veten.Gjithçka që duan është vëmendja! Ky tipi mendon se bota është e sheshtë se po të ishte e rrumbullakët do të rrotullohej rreth tij.

Kush është tipiku i injorantit/fodullit/kokoroçit në ditët e sotme të rrjeteve (a)sociale?  një gagarel që si rregull fryhet si gjeli majë plehut, që kërkon vëmendje me çdo çmim dhe që si rregull mban mend gjithçka me përjashtim të librit të fundit që ka lexuar.

Kur injoranca bërtet, inteligjenca hesht.

Siç këshillonte Pitagora: më mirë mbyll gojën se të hapësh debat me një injorant/delirant publik.

Previous Post

Kosova vendos regjim vizash për shtetasit rusë

Next Post

“Milionerja” e inceneratorëve: M’i kanë bllokuar ato pak lekë që kisha

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

“Milionerja” e inceneratorëve: M’i kanë bllokuar ato pak lekë që kisha

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.