• Latest
  • Trending
  • All

More, si është ky shteti?

04/11/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

More, si është ky shteti?

04/11/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Nga Enver CAKAJ

Thoshin dikur se shteti është si një makinë, që po iu prish një vegël nuk ecën më. Thoshin në kohën e tellallit, se kemi krijuar shtetin ligjor. Nano u përbetua: “O do të bëjmë shtet, o do të humbasim pushtetin”. Mirëpo i humbi të dyja dhe iku. Thoshin e çfarë nuk thonë, po shtetin e vërtetë nuk e pamë kurrë. Kishte të drejtë një miku im, që na thoshte gjithmonë: “More, pa na thoni, si është ky shteti, që nuk po e shikojmë gjëkundi?”. Fillimisht do të sqarojmë një detaj. Disiplina nuk është diktaturë, por një rregullator, që mban shtetin në këmbë. Po u cënua ajo, shteti nuk ekziston më, por quhet rrumpallë. Rama i është përveshur me themel për ta bërë shtetin shtet. E ka nisur mirë, shpresojmë që ta shpjerë deri në fund. Ata që e kanë prishur këtë shtet kanë nisur të zhurmojnë. Përse zhurmojnë? Ata e dinë se pak apo shumë do t’i zërë spërka e ligjit. Populli ua dha pushtetin për të forcuar shtetin, jo për t’u turrur se kush ta shkatërrojë më shumë.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Tani do të vijmë tek pyetja: More, si është ky shteti? Ne kemi dalë dhe jemi mësuar me sistemin që lamë pas, kur shteti mbante popullin ashtu si e mbante. Tani, ky sistem e merr përgjigjen nga vargjet e rapsodit lab, Feti Brahimi: “Hidhu vet e çaje detin,/ Nuk ke më punë me shtetin./ Se shteti,që ta marrësh vesh,/Nuk të jep, po do t’i shpjesh”. E përkthyer në shqip kjo do të thotë, që shtetit do t’i japësh që të të japi. Është populli që mban shtetin në këmbë. Mirëpo ky qerrata shtet, që të qëndrojë në këmbë do ndihmën e të gjithë shtetarëve të saj. Shteti të jep rrymën elektrike, që t’i japësh lekët, sepse ai është mall, jo taksë. Të jep ujin e pijshëm, që t’i japësh lekët, se edhe ky është mall. Të jep shërbim shëndetësor e arsimor, që të mos i kthesh në tregti për vete. Në fund të fundit shteti është një biznesmen, që fitimet që merr, i kthen në shërbim të popullit. Mirëpo kur pushteti nuk është i zoti të mbledhë të ardhurat e veta, s’mund të flasim për shtet. Madje s’kemi patur as shtet as pushtet. Shteti nuk të vret me armë, por me ligje.

Është ligji që mban shtetin. Por nëse atë e lë mënjanë, siç u la nga qeveria zhurmuese, themelet e shtetit lëkunden. Ligji nuk të përkëdhel, por të ndëshkon. Kemi parë disa thirrje ose reklama për të zbatuar ligjet. Përse bëhet kjo? Ligji nuk është mall, që duhet shitur. Ai ligj që s’ka forcë të mbrojë veten e tij, është vetëshfuqizuar, siç ka ndodhur me ligjin e duhanit e plot të tjerë. Po bëhet shumë zhurmë për pajisjet e makinave me paketa sanitare e të tjera, të cilat kanë qenë të vendosura në kodin rrugor, por nuk zbatoheshin. Si duket, shtetarët që dështuan në qeverisjen e vendit, nuk e kishin parë të arsyeshme ta zbatonin këtë nen të Kodit Rrugor. Atëherë, përse u vendos e përse nuk u anullua, po u la të krijonte këtë anarshi? A e dinin ata se veç dëmeve që sillte ky ligj në njerëz, edhe edukonte keq një masë të tërë të shoferëve? Por, ne shikojmë dhe një defekt në propagandimin e ligjeve të shtetit. Paguhen miliarda lekë për t’i propaganduar nëpërmjet mediave publike. Po a e dinë, se më shumë nga gjysma e popullsisë, as lexon e as shikon reklamat e mediave? Pushteti ka strukturat e tij, që duhet ta shpien ligjin atje ku duhet. Po u sjellim një shembull. Udhëtonim me autobusin e linjës urbane Durrës-Manëz. Një invalid nxori librezën, që sipas ligjit, nuk duhet të paguante biletën. Shoferi po rrinte përpara tij pa folur. As e kundërshtonte, as i merrte lekët. Invalidi u detyrua t’i lexonte atë nen të ligjit, që e kishte të shënuar në librezë, i cili e përjashtonte nga pagesa. Atëherë shoferi i tha udhëtarit: “Unë nuk e di që ka një ligj të tillë, po nuk jam as kundër ligjit”.

Pra është ajo që cituam, njerëzit nuk i lexojnë e shikojnë mediat. Por, ajo që i ka bërë të pazbatueshme ligjet, është paaftësia e disa punonjësve dhe kompromisi që bëjnë me shkelësit e ligjit. Në të gjithë qeverisjen e mbrapshtë të PD-së ka sunduar një ligj i brendshëm: “Më jep mua, të mos paguash ti”. Dhe kjo solli këtë amulli në energjitikë, në ujësjellës, në shëndetësi, në arsim. Shteti kishte rënë tok me autoritetin. Çfarë po ndodh tani me shtetin? Qeveria Rama po i shkul rrënjët e anarshisë në drejtimin e shtetit. Ndërtimeve pa leje po u vihet rruspa, hajdutëve të stazhionuar po u tregohet vrima e miut, atyre që bënin tregti në arsim e shëndetësi, ua mbyllën dyert. Por, si të mos kenë qenë në këtë vend, ata që bënë këtë anarshi e dolën në opozitë, po këmbëngulin që të mos veprojë shteti ligjor. Përse e bëjnë këtë? Sepse doli ashiqare, që të gjithë këta që janë fshehur prapa ligjit, janë pjesëtarë të opozitës. I pari na doli kundër zbatimit të ligjit zoti Ristani, që e kishte shkelur vetë ligjin. Pra, udhëheqja famëkeqe e PD-së ka udhëhequr vjedhjet me shembullin e saj. Na dalin dhe ca palo avokatë e na mbrojnë hajdutët me turli formula bajate. Shqipëria një shkollë drejtësie ka, ku i gjejnë këto përralla punonjësit, që vetëquhen të drejtësisë?! Energjia elektrike dhe toka është pronë e shtetit dhe askush nuk ka të drejtë të vërë dorë mbi të pa lejen e pronarit. Ata që i kanë uzurpuar këto prona kanë kujtuar se nuk do të kishte më shtet dhe bënë atë që bënë, por tani po e paguajnë. Si nuk menduan këta anarshistë, se edhe ata nuk lejojnë njeri të prekë pronën e tyre? Në vend që të ulin kokat dhe t’i binden ligjit e shtetit, nxjerrin yçkla të paqena…

Por ja si erdhi një ditë, që shteti u ndje dhe nisi funksionin e tij. Ajo anarshi e kishte ndarë popullin në dy pjesë. Gjysma paguante e qëndronte brenda cakut të shtetit ligjor, gjysma shinte me mallin e shtetit. Ajo gjysma që paguante ndonjëherë nervozohej përse bëhej ky dallim, por ishte e qetë, se me shtetin ishte në rregull. Opozita, që nuk e dimë a ka ndonjë shqiptar brenda vetes, nxjerr nga katër zhurmues në ditë e ankohet përse prishet pasuria e popullit! Po cila është pasuria e popullit? Ajo që ata i lejuan të ndërtonin dhe vidhnin pasurinë e shtetit? Na del një farë kryebashkiaku që nga Tropoja dhe na jep mend, se ky nuk na qenka veprim i drejtë, sepse ka mënyra të tjera për vjeljen e energjisë elektrike! Po nëse paska patur mënyra të tjera, përse nuk i paskeni vënë në zbatim, more zotëri që ishe tetë vjet në pushtet?! Përveç anarshisë nuk pati asnjë veprim tjetër.

Opozita i lëshoi militantët e saj mbi pasurinë e shtetit dhe i bëri zotër të saj, sepse nuk njihnin shtet ndaj nuk paguanin asnjë lekë për aq energji sa konsumonin. Alternativa e vetme e atij pushteti ishte vjedhje, vrasje, anarshi. Me këto mendësi nuk mund të duronte më populli prandaj u nxori në anë që të pendoheni për ato të këqija që i keni bërë. Tani po ndihet që ka shtet dhe shteti funksionon me ligje e rregulla, të cilat po marrin jetën e një shteti ligjor. Le të dalin çdo ditë edhe të gjithë opozitarët në mbrojtje të hajdutëve dhe shkelësve të ligjit, shteti do të konsolidohet. Populli do shtet e rregull jo anarshi. Atëherë nuk do të pyesë më njeri, more si është ky shteti?

Previous Post

Rama: Ngjarja, kriminale. Xhuvani: Jap dorëheqjen si deputete

Next Post

BE do të emërojë një ekspert të pavarur për të hetuar korrupsionin në EULEX

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

BE do të emërojë një ekspert të pavarur për të hetuar korrupsionin në EULEX

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.