Arsyeja e stories ishte këngëtarja që atëherë bëri bujë ballkanike duke incizuar videon e këngës “E dehun” në hyrje të këtij objekti.
Por aty në atë kohë, qershor i vitit 2014 po jetonte edhe një i pastrehë me probleme mendore.
Zhivojin Rakoçeviq që njihet si poet dhe fitues i çmimeve “Shpërblimi i Vidovdanit për poezi”, atëkohë ishte redaktor i radios KIM n dhe kryeredaktor përgjegjës i “Glasa Juga”, kishte hyrë edhe në objektin e kishës që ishte “uzurpuar” nga i pastrehu.
Por sjellja e Rakoçeviq ndaj këtij personi ishte e egër.
Siç shihet në video, Rakoçeviq e kap për krahu duke e ngrehur brenda teksa i liron hapësirën kameramanit të RTV KiM, transmeton insajderi.
Madje gazetari serb që ka fituar edhe shpërblimin “Millan Pantiq” për “gazetari hulumtuese dhe guxim në raportim gjatë pogromit të serbëve në Kosovë në vitin 2004”, bënë debat me të pastrehun duke i thënë se objekti është kishë serbe.
Ndërsa i pastrehu i thotë se është “shtëpia e tij”.
Në fund të raportit, gazetari serb spekulon duke thënë se përpos këtij të pastrehut në atë objekt jetojnë edhe shumë persona të tjerë që e kanë bërë objektin si të vetin.






















