Mirëpo, secili prej nesh dëshiron të di hapat se si këta të rinj kurioz arritën tek ideja brilante e lojërave olimpike.
Kohëve të fundit të gjithë kemi përcjellur me entuziazëm lojërat olimpike që u zhvilluan këtë vit ku për Kosovën ishte hera e parë që u bë pjesë dhe fitorja historike në xhudo e kampiones tonë ndërkombëtare Majlinda Kelmendi
Mënyra e shtrirjes së idesë dhe adaptimi elegant e një lojë ekzistuese siç janë Lojërat Olimipike krijuesit e rinj treguan pasionin e tyre me përshtatjen mbresëlënëse të sportit dhe teknologjisë.
Krijimi i projektit BitOlympics me një kreativitet të jashtëzakonshëm, këmbëngulje dhe me atmosferën shoqërore u cilësua një vendim i vështirë edhe për jurinë, mirëpo jehona e kampionëve tonë prapë ishte vendimtare.
Komuniteti i krijuesve BONEVETakoma mirëpret krijues të rinjë për të krijuar dhe ndërtuar gjëra të mahnitshme përmes teknologjisë, të cilët mund të bëhen pjesë e garave të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.
Shfaqe kreativitetin dhe sfido veten në fushën e teknologjisë! /Telegrafi/

























