E babai i Armelës, Smajli, i cili assesi nuk po mund të pajtohet me vdekjen e vajzës së tij, sot ka arritur në aeroport bashkë me familjarët tjerë.

Ai gjatë tërë kohës e mbante në duar telefonin e tij, duke ua treguar të gjithëve fotografinë e Armelës, e cila para dy ditësh u nda nga jeta.

Ky gjest i tij, të cilin Smajli po e bënte për të treguar dashurinë për Armelën, i mërziste edhe më shumë familjarët të cilët nuk mund të ndalnin lotët për asnjë moment.























