“Ballkani gjithmonë ka qenë pjesë e Evropës, asnjë barrierë politike nuk do mundet ta ndryshojë këtë”, shtoi Mogerini. Ajo nesër do të raportojë para ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së për situatën në Ballkan përfshirë edhe Maqedoninë.
Gjatë vizitës së saj në Serbi, ajo nuk ishte mirëpritur pasi disa anëtarë të partisë radikale të Serbisë gjatë fjalimit të saj në Kuvendin e Serbisë gjatë gjithë kohës vërshëllenin dhe brohorisnin se Serbia nuk është e interesuar për Evropën.























