• Latest
  • Trending
  • All

Mogerini: Ivanov të rikthejë vendimin dhe të respektojë kushtetutën

03/03/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 7 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Mogerini: Ivanov të rikthejë vendimin dhe të respektojë kushtetutën

03/03/2017
in Aktualitet

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ka kërkuar nga Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov që të rikthejë vendimin për të mos mandatuar liderin e opozitës, Zoran Zaev për kryeministër.

Pas takimeve në Shkup me liderët e të gjitha partiakeve politike parlamentare, Mogerini bëri gjithashtu thirrje për shmangien e retorikës nxitëse që sipas saj mund të çojë jo vetëm në krizë ndëretnike por edhe në krizë gjeopolitike.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

“Kërkova nga Presidenti të reflektojë përpara, të rikthejë vendimin e tij në interes të të gjithë qytetarëve të këtij shteti dhe ashtu siç e thotë kushtetuta t’ua besoj mandatin partive që kanë shumicën në Parlament…Të gjithë liderët politik dhe të gjithë ata që kanë përgjegjësi politike dhe institucionale, kanë për detyrë të zbusin retorikën dhe të shmangin shndërrimin e krizës institucionale në krizë ndëretnike dhe më e keqja në krizë gjeopolitike”, ka deklaruar shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini

“Ky është një shtet kompleks, në një rajon kompleks dhe ne jetojmë në një kohë komplekse. Andaj dhe nuk na duhet benzinë për shkak se ne kemi shuar disa zjarre tashmë. Sinqerisht besoj se secili do të japë maksimumin e përgjegjësisë dhe do të shmangë çdo retorikë përçarëse ose konfrontuese në këtë shoqëri”.

“Vendi juaj nuk i është ekspozuar kërcënimeve plotësuese, por nga disa probleme serioze të brendshme dhe i takon liderëve të këtij shteti të marrin përgjegjësi dhe ta nxjerrin vendin nga kjo situatë”, ka deklaruar Mogerini.

Baily: Ivanov ta shyrtojë vendimin

Ndërkohë, paraprakisht edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Maqedoni, Jess Baily, i ka bërë thirrje presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, që ta shqyrtojë vendimin për mos mandatim të liderit të Lidhjes Social-Demokrate, Zoran Zaev, për kryeministër të Maqedonisë.

Baily tha se vendimi i Ivanovit nuk përputhet me parimet demokratike dhe sundimin e së drejtës si vlera thelbësore për integrimin euroatlantik të këtij vendi.

“Si partnerë dhe miq strategjikë të Maqedonisë, duke e respektuar plotësisht edhe sovranitetin e shtetit, i bëjmë thirrje presidentit Ivanov që ta rishqyrtojë këtë vendim. Në të njëjtën kohë, u bëjmë thirrje fqinjëve të Maqedonisë që të jenë të përmbajtur dhe të tregojnë konstruktivitet, duke pasur parasysh situatën e ndjeshme politike në Maqedoni “, ka deklaruar ambasdori Baily.

Zaev kërkon mandatin, VMRO kërkon zgjedhje të reja

Nga ana tjetër, liderët e partive politike kanë shprehur besimin në ndërhyrjen urgjente të bashkësisë ndërkombëtare për kapërcimin e krizës, e cila sipas tyre rrezikon përshkallëzimin nga, siç thanë, vendimi antikushtetues i Presidentit Ivanov.

“Kërkoj mandatin që të mund të bisedoj për të gjitha dokumentet që mund të jenë apo të mos jenë pjesë e programit qeveritar, i cili më pas miratohet vetëm se në Kuvend. 67 firmat e deputetëve janë bazë themelore demokratike për marrjen e mandatin për nisjen e bisedimeve për qeverinë e re. Pritjet e BE-së janë se nëse qeveria e re tregon rezultate për reforma, BE-ja nëpërmjet institucioneve do të ketë më shumë arsye të përshpejtojë procesin e fillimit të bisedimeve me Maqedoninë për anëtarësimin e saj të plotë në BE-së”, ka deklaruar lideri i LSDM-së, Zoran Zaev

Nga VMRO DPMNE-ja përmes një komunikate kanë bërë të ditur se shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federika Mogerini i kanë thënë se “zgjedhjet e reja janë zgjidhja e vetme për dalje nga gjendja e krijuar në Maqedoni”.

Partitë shqiptare bëjnë thirrje për shmangie të krizës ndëretnike

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim që drejtohet nga Ali Ahmeti përmes një komunikate kanë shprehur përkushtimin për të ndihmuar nxjerrjen e vendit nga kriza dhe kanë kërkuar që kriza institucionale të mos shndërrohet në krizë ndëretnike.

Edhe partitë tjera shqiptare besojnë në ndihmën e komunitetit ndërkombëtar për dalje nga kriza e thellë.

“Në rrethanat në të cilat ndodhet Maqedonia, vërtetë që vizita e zonjës Mogerini është një ogur i mirë se Maqedonia nuk është e vetme në këtë krizë të thellë në të cilën nga futën partitë politike të qeverisjes VMRO-BDI gjatë kësaj periudhe dhjetë vjeçare, periudhë kjo kur kishin një qeveri e mbështetur në krimin, korrupsionin dhe kapjen e institucioneve ashtu siç është konstatuar edhe nga institucionet e Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Bilall Kasami nga Lëvizja Besa.

Zijadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët tha se e ka njoftuar shefen e diplomacisë evropiane, Federica Mogerini se platforma shqiptare nuk është e orientuar kundër maqedonasve, por është e drejtë legjitime e kërkuar gjatë 25 vjetëve të fundit.

Sela tha se “gjuha shqipe nuk është problem në krizën aktuale por se ajo shërben për të nxitur qytetarët dhe për të manipuluar me qëllim për të mbrojtur kriminelët dhe për të penguar dekriminalizimin e institucioneve”.

Vendimin për të mos e mandatuar Zaevin për kryeministër, Presidenti Ivanov e publikoi të mërkurën me arsyetimin se platforma e partive shqiptare, që pritet të jetë pjesë e programit qeveritar, sipas tij, rrënon sovranitetin dhe karakterin unitar të shtetit.

Vendimi i tillë i Ivanovit e ka futur Maqedoninë tashmë në një krizë edhe më të thellë me pasoja të paparashikueshme për stabilitetin e saj.rel

Tags: edi rama
Previous Post

Ja pse meshkujt ulen në gjunjë kur propozojnë partneren

Next Post

Gjermania krition presidentin maqedonas Ivanov

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Gjermania krition presidentin maqedonas Ivanov

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.