• Latest
  • Trending
  • All

Modeli i biznesit të bimëve narkotike, që po ia “kalon” bujqësisë

08/05/2022

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 16 November, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Modeli i biznesit të bimëve narkotike, që po ia “kalon” bujqësisë

08/05/2022
in Aktualitet

Kanabis Gorrilla (Foto Artan Hoxha)

Kultivimi i kanabisit në të zezë duket se është dega më produktive e bujqësisë dhe ka evoluar me shpejtësi në pesë vitet e fundit, në drejtim të teknologjisë dhe kultivarëve.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Gazetari Artan Hoxha tha se, procesi i kultivimit është përmirësuar ndjeshëm nëpërmjet investimeve dhe ekspertizës, duke bërë që trafikantët të ruajnë fitimet, duke zvogëluar sipërfaqet e mbjella.

 Përmirësohen kultivarët

Nga viti 2016, kur bimët narkotike u mbollën masivisht në të gjithë vendin duke krijuar mbiofertë që ndikoi në uljen e çmimit në tregun europian, tani proceset janë më të kontrolluara. Zoti Hoxha tha se, farat e kanabisit që mbillen në Shqipëri vijnë nga Holanda dhe janë të sigurta, teksa një lloj kultivari i cilësuar Gorrilla ka bërë revolucion në rendimet.

Ky është një lloj hibridi i formuar në laboratorët spanjollë që jep prodhim për rreth dy muaj dhe ka një nivel shumë të lartë të substancës rekreative (THC—së) 25% nga rreth 12-14% që kishin kulturat e tjera që mbilleshin në Shqipëri. Bima është rezistente dhe jep prodhim të sigurt dhe të lartë në pak sipërfaqe.

Ndryshe nga bohçet e llojeve të tjera të kanabisit, një kilogram nga lloji Gorrilla kushton deri në 4500 euro. Kultivuesit gjithashtu kanë shmangur përdorimin e farave vendase që shpesh kanë dalë shterpë, duke importuar fara të sigurta nga jashtë.

 Sofistikohen investimet në serra dhe teknologji

Duke operuar në territore shpesh të vështira dhe pa infrastrukturë, kultivuesit e kanabisit kanë zhvilluar teknika të reja dhe moderne në parcela, që nga sistemet e ujitjes me pika deri te zhvillimi i serrave moderne. Zoti Hoxha disponon foto, të cilat tregojnë disa hektarë serrë të mbjella me kanabis, të cilat do t’i kishte zili edhe biznesi më i mirë i serrave të perimeve në Shqipëri.

Për mbulesë përdoret një lloj plastmase që kushton 20 euro metri katror dhe siguron dritën dhe temperaturat e duhura për bimën. Të gjitha parcelat janë të pajisura me sistem vaditës me pika, teksa shërbimet e konsulencës agronome merren nga jashtë. Një pjesë e madhe e kultivuesve kanë investuar në teknologji për të shmangur rrezikun e kontrolleve dhe zbulimin nga policia.

Hoxha tha se, fermat e konsoliduara kanë instaluar sisteme teknologjike nga Izraeli, të cilat monitorojnë parcelat dhe zonat rreth e qark, duke shmangur rojet që shpesh shndërrohen në dëshmitarë kur i kap policia.

Sistemet janë të pajisura me sensorë që lajmërojnë lëvizjet dhe shpesh improvizojnë zhurma që ngjajnë si krisma, me qëllim që të trembin vizitorët rastësorë. Zakonisht ferma të tilla kanabisi kanë marrë garanci nga organet e rendit, – tha Hoxha, pasi investimet janë me vlerë të lartë.

Kanabis sativa në Shqipëri (Foto Artan Hoxha)

Diversifikohet prodhimi në banesa dhe serra

Për të ruajtur të ardhurat, bizneset e paligjshme të kanabisit kanë diversifikuar prodhimin, duke përdorur serrat dhe shtëpitë. Tendenca për të zgjeruar kultivimin në shtëpi është rritur së fundmi, për shkak të kohës së shpejtë të vjeljes dhe çmimit të lartë. Kushtet e kontrolluara të prodhimit në banesë japin një prodhim të sigurt, – tha Hoxha.

Një kilogram kanabis i kultivuar në shtëpi kushton rreth 2100 euro. Hoxha ka të dhëna se vetëm në Tiranë ka rreth 100 banesa të mbjella me kanabis. Gjithashtu kultivimi i kanabisit për qëllim rekreativ është zhvendosur në një pjesë të madhe në serra dhe në zonat malore sidomos në male. Serrat sigurojnë rritje të shpejtë dhe cilësore të prodhimit, si për të gjitha kulturat e tjera bujqësore. Një kilogram kanabis në serë kushton rreth 1800 euro.

 Përmirësohet zinxhiri i përpunimit të kanabisit, rriten fitimet

Si në çdo kulturë tjetër bujqësore, edhe për kanabisin, investimet në përpunim e rrisin vlerën e produktit dhe fitimet gjithashtu. Vitet e fundit, grupet kanë rritur investimet në laboratorët dhe njësitë e përpunimit të kanabisit, tha zoti Hoxha. Stoqet e kanabisit që nuk mund të shiten jashtë si bohçe të paketuara bëhen vaj ose çokollatë (një proces presimi që u bëhet bohçeve për t’i ruajtur më gjatë).

 Klima dhe fuqia punëtore favorizon kultivimin në Shqipëri

Shqipëria, si një vend mesdhetar ka avantazhin klimatik, si për çdo kulturë tjetër bujqësore edhe për kultivimin e kanabisit. Sipas zotit Hoxha, ky është një avantazh i cili ndihmohet edhe nga një fuqi tashmë e kualifikuar punëtore që merret me kultivimin dhe përpunimin e bimës. Rendimenti i prodhimit edhe për kanabisin është sipas zonave gjeografike.

Në Veri, për shembull, sezoni i korrjes zgjat më shumë dhe rendimenti është më i ulët, ndërsa në qendër dhe në Jug, klima është më e favorshme duke siguruar mbjellje më shumë se dy herë brenda vitit. Rendimentin më të lartë e kanë kultivarët në zonën e Jugut. Përveç klimës së favorshme, Shqipëria ka një fuqi punëtore të kualifikuar, e cila ka vite që punon në kultivimin e kanabisit.

Procesi i prodhimit zakonisht realizohet nga djem të rinj dhe gra, ndërsa në kohën e vjeljes dhe zhveshjes së bohçeve angazhohen shumë punonjës, që kryesisht janë gra. Punonjësit kanë përshkallëzuar njohuritë në përpunim, sidomos për nxjerrjen e vajit dhe çokollatës.

Një litër vaj kanabisi mesatarisht kushton 40 mijë euro dhe kërkon të paktën 20 kilogram bohçe. Transporti i vajit bëhet më lehtë, për shkak të sasisë së ulët, ndërsa fitimi është i lartë në krahasim me eksportin bruto të bohçeve.

                                                                                                                    Kanabis Gorrilla (Foto Artan Hoxha)

Të angazhuar, rreth 20 mijë persona, paga mbi mesataren

Në të gjithë vendin angazhohen në kultivimin e kanabisit rreth 20 mijë persona në vit me sezone, thotë Hoxha. Ata zënë rreth 5% të punësimit total të raportuar nga INSTAT në bujqësi dhe gjithashtu janë sa 25% e fermerëve të pajisur me NIPT në Tatime.

Pagat për punonjësit e kanabisit janë më të larta se në degët e tjera të bujqësisë. Një punonjës në sektorin e prodhimit paguhet mbi 2 mijë lekë në ditë nga rreth 1,5 mijë lekë që paguhet një punonjës në ditë në serrat e Lushnjës dhe Divjakës.

Ndërsa në procesin e përpunimit, pagesat janë më të larta dhe shkojnë nga 3 deri në 5 mijë lekë në ditë, sipas të dhënave nga tregu. Pagat për punonjësit e kanabisit janë në mesataren e vendit rreth 55 mijë lekë në muaj.

 Kanabisi sjell deri në 1 mld euro të ardhura në vit

Kanabisi është bërë një biznes më i kontrolluar, duke ulur sipërfaqen dhe duke rritur vlerën e prodhimit prej teknologjisë dhe përmirësimit të kultivarëve. Grupet po ruajnë nivelin e të ardhurave, duke kultivuar shumë pak.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Gjenerali i Guardia di Finanza-s, Giuseppe Arbore, në një dalje publike, tha se prej periudhës 1 maj deri në 31 tetor 2021 u kryen 70 misione mbikëqyrje nga ajri, kundrejt 67 misioneve apo fluturimeve të kryera vitin e kaluar dhe u identifikuan 1119 plantacione dhe u asgjësuan 92428 bimë narkotike”, tha z. Arbore.

Zoti Hoxha pohon se këto asgjësime nuk përfshijnë serrat dhe fermat e kontrolluara të kanabisit, por mbjelljet rastësore jashtë kontrollit të grupeve të mëdha. Shumica e mbjelljeve nuk janë dëmtuar nga policia, pasi mbjelljet kryhen pasi të jenë inspektuar zonat në pranverë nga Guardia di Finanza.

Kultivarët e Gorrillas mbillen dhe piqen për 6-9 javë sipas zonave, në kohën mes kontrolleve, që zakonisht bëhen në pranverë dhe në vjeshtë. Në Shqipëri, ka shumë ferma që kultivojnë nga 50 deri në 100 mijë rrënjë, apo edhe më shumë. Institucionet financiare ndërkombëtare e konsiderojnë ekonominë informale në 30-40% e PBB-së, ose 14 miliardë euro më 2021.

Sipas këtyre raporteve, pjesa e ekonomisë së zezë është më shumë se rreth 4 miliardë euro, ku rreh një e treta, mbi 1 miliard euro, vlerësohet se gjenerohet nga tregtia e kanabisit.

Sipas gazetarit Hoxha, të ardhurat nga kanabisi gjejnë shpërndarje në formën e korrupsionit që nga qarqet politike, policisë, pushtetit lokal dhe gjithashtu në formën e pagesave për transportuesit, përpunuesit, transportuesit dhe agronomët etj. Kanabisi siguron të ardhura të rregullta për rreth 20 mijë familje në vendin tonë. Kultivimi i bimës ka nxitur tregtinë që mbështet rritjen kanabisit, që nga inputet bujqësore, deri tek njësitë e sofistikuara laboratorike për prodhimin e vajit./Monitor

Previous Post

Dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane 

Next Post

Flet “pa dorashka”, Zelensky akuzon hapur Rusinë: Po kryen mizori ashtu si nazistët në Luftën e Dytë Botërore 

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Flet "pa dorashka", Zelensky akuzon hapur Rusinë: Po kryen mizori ashtu si nazistët në Luftën e Dytë Botërore 

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.