Fillimisht, Agjencia Kundër Korrupsion e Kosovës, kishte publikuar gjatë ditës së djeshme një opionin ku kishte konstatuar që Bekolli ndodhet në konflikt të interesit, pasi që i njëjti është person i autorizuar në një biznes privat.
Përmes një sqarimi për medie, MMPH ka bërë të ditur se Bekolli që nga 1 gushti nuk është më në listën e pagave të kësaj ministrie.
“Pas publikimit të vendimit nga Agjencia Kundër Korrupsionit datë 17.08.2016 në Web-faqen zyrtare, dhe më vonë edhe në mediat elektronike, se z.Bashkim Bekolli ka shkaktuar konflikt interesi, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, ndonëse nuk ka pranuar akoma zyrtarisht vendimin nga AKK, sqaron opinioni publik se z.Bashkim Bekolli ish këshilltar dhe zëdhënës i ministrit të liruar nga detyra z.Ferid Agani, nga data 01.08.2016 nuk është më në listën e pagave të MMPH-së”
Andaj, sipas MMPH-sw, Bekolli nuk është më pjesë e kabinetit dhe nuk ushtron asnjë detyrë funksionale në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë.






















