• Latest
  • Trending
  • All

MJAFT U TALLËT ME ATË POPULL!

04/05/2021

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 15 November, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

MJAFT U TALLËT ME ATË POPULL!

04/05/2021
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Lajme

Diktatura ma e rrezikshme, asht ajo, që paraqitet popullit me maskën e demokracisë!”, At Pjetër Meshkalla, Jezuit, martir i Kishës Katolike Shqiptare, gjigand i fesë dhe i kulturës shqiptare – në përvjetorin e arrestimit të tij më 29 prill të vitit 1967 nga regjimi komunist i Enver Hoxhës. “Një pishtar i demokracisë” dhe simbol i inteligjencës së përsekutuar katolike shqiptare nga komunizmi emverist, At Meshkalla ishte dënuar dy herë me 25 vjetë burgim, gjithsejt – si kundërshtar i regjimit enverist — për “agjitacion e propagandë”, nga regjimi komunist i asaj kohe.

Duke lexuar disa shkrime për fatin e keq të tij nën komunizëm në këtë përvjetor (muajin që kaloi) të arrestimit të tij, përfshir kujtimin që I bëri Radio Vatikani shqip, më ra në sy citimi i mësipërm i At Pjetër Meshkallës, i quajtur ndryshe “Engjëlli i birucave”, për predikimet e tija në burgjet komuniste.  Një thënje kjo që më tërhoqi vëmendjen, sidomos, duke pasur parasysh zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit në Shqipëri, por edhe të gjithë historinë e tranzicionit të ashtuquajtur post-komunist në Shqipëri, këto tre dekadat e kaluara.  Dihet se për 30-vjet tranzicion, nga një sistem në tjetrin, Shqipëria, asnjëherë, deri më sot, nuk ka mbajtur zgjedhje të lira e të ndershme me standarde ndërkombëtare dhe të pakontestueshme.  Si rrjedhim, Shqipëria, asnjëherë, nuk është renditur me shumicën e vendeve si motra post-komuniste, që organizatat ndërkombëtare të drejtave njeriut si dhe qeveritë perëndimore, i kanë cilësuar si vende “plotësisht të lira” gjatë tre dekadave të fundit, por gjithmonë Shqipëria është cilësuar dhe cilësohet edhe sot si një shtet, “pjesërisht i lirë”.  Janë disa faktorë që organizatat dhe qeveritë perëndimore përdorin për të identifikuar vendet e botës se në cilin prej këtyre dy grupeve bejnë pjesë ato ose edhe në grupin e tretë, si “vende jo të lira”, por një ndër faktorët e rëndësishëm që një vend të karakterizohet si “plotësisht i lirë” si dhe baza e një shoqërie të lirë është, natyrisht, mbajtja e zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe demokratike, bazuar në disa vlera, liri, parime dhe të drejta ndërkombëtare. Pa zgjedhje të lira nuk mund të jesh vend i lirë e demokratik.

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

Fatkeqësisht, në këto 30-vjet tranzicioni, asgjë nuk ka ndryshuar për më mirë në Shqipëri, sidomos kur është fjala për mbajtjen e zgjedhjeve të lira, të drejta dhe të ndershme, bazuar në një numër faktorësh dhe parimesh ndërkombëtare, kryesisht të botës perëndimore. Për fat të keq, këtë, po e provojnë edhe zgjedhjet e fundit, ndonëse procesi i të cilave nuk ka përfunduar ende.  Gjatë viteve kam shprehur mendimet e mia se pse ndodhë kjo në Shqipëri, madje edhe tre dekada pas shembjes së Murit të Berlinit, se pse “zgjedhjet” në atë vend nuk sjellin asnjë ndryshim për më më mire në shoqërinë shqiptare.  Shpeshëherë kam thenë se problemet me të cilat është përballur Shqipëria, në të gjitha fushat shoqërore, politike, ekonomike, integruese e të tjera, e kanë bazën në të kaluarën komuniste të vendit si dhe në refuzimin e kësaj klase politike 30-vjeçare që qeverisë Shqipërinë, për tu përballur seriozisht me atë histori të tmershme, ndryshe nga shumica e vendeve ish-komuniste të Evropës.  Zgjedhjet e 25 prillit nuk bënë asgjë për të më bindur se diçka ka ndryshuar për më mire, në këtë mes.  Falënderës Zotit që Shqipëria është në NATO sepse mos të ishte anëtare e NATO-s, nuk jam i sigurt se cili do ishte fati i saj sot, e udhëhequr nga kjo klasë politike aq e papërgjegjëshme për fatet afatgjat dhe afat shkurtëra të Kombit.

Dikush mund të thotë, në rregull, po çfarë ka të bejë i ndjeri At Pjetër  Mëshkalla me aktualitetet politike të tranzicionit Shqipëri, përfshir edhe zgjedhjet e tre dekadave të fundit në Shqipëri, një vend që 30-vjet si sot vazhdon të cilësohet nga perendimorët si një shtet, “pjesërisht i lirë”.  Shumë veta, brenda dhe jashtë Shqipërisë, përfshir opozitën, i pritën këto zgjedhje me shumë entuziazëm, si mundësinë për “ndryshimin e madh”, si “këthesën historike”, e tjera.  Unë nuk isha aspak entuziast për këto zgjedhje (rezultati përfundimtar i të cilave mbetet ende për tu parë falë ankesave për ç’rregullime, megjith nxitimin e ndërkombëtarëve për të bërë urimet e rastit) dhe as nuk isha optimist se këto zgjedhje do të sjellin ndonjë ndryshim të madh në Shqipëri, sepse ndryshimi i vërtetë dhe i sinqert kërkon, në themel, ndër të tjera, zgjedhje vërtetë të lira e të ndershme dhe jo vetëm urimin e ndërkombëtarëve, për t’i berë ato legjitime dhe një mjet  që ato të sjelli “ndryshimin” aq të nevojshëm politik dhe ekonomik në Shqipëri dhe që të ndalohet zbrazja e trojeve nga rinia shqiptare.  Koha do e tregoj se kush ka të drejtë!   Por një gjë nuk është e drejtë as e pranueshme, që sot pas tre dekadash tranzicion, Shqipëria në qendër të Evropës, vazhdon të konsiderohet një vend “pjesërisht i lirë”.

Gjatë viteve, jam shprehur, në përputhje me shumë kolegë të mijë në përendim, se është e domosdoshme që Shqipëria të përballet me historinë dhe krimet e diktaturës komuniste të Enver Hoxhës, para se në Shqipëri të mund të ketë ndonjë ndryshim domethënës të jetës politike dhe shoqërore.  Kjo nuk ka ndodhur.  Përkundrazi, gjatë fushatës së fundit në Shqipëri, udhëheqës të lartë të Partisë Socialiste në pushtet, përfshir Kryeministrin dhe kandidatë me profil të lartë të kësaj partie, haptazi dhe publikisht dhe me krenari folën për “meritat” dhe për të “mirat” e diktaturës komuniste të Enver Hoxhës.  Po si ndodhë që në Shqipëri, ndryshe nga çdo vend tjetër i Evropës ish-komuniste, nuk po ndodhë ndryshimi që miliona shqiptarë anë e mbanë trojeve dhe në mbarë botën prisnin dhe presin se do ndodhë?  Përgjigjen na e jep viktima e ish-regjimit komunist, At Pjetër Meshkalla, në përvjetorin e burgosjes së tij në prill të vitit 1967, i cili citohet të ketë thenë se pseudo-demokracia nuk sjellë ndryshimin.  Se një shtet “pjesërisht i lirë”, siç kategorizohet sot Shqipëria, nuk garanton as të drejtat më themeltare të njeriut dhe jo më të sjellë “ndryshimin”, me votën e lirë të shqiptarëve.  Si të ketë ndryshim nepërmjet zgjedhjeve ku haptas blihet vota dhe ku qeveria në fuqi përdori burimet shtetërore në favor të vetin, sipas ODIHR-it? 

Se pse në Shqipëri nuk mund të ndodhë ndryshimi që zakonisht pritet nga zgjedhjet e lira në një vend normal, përgjigjen na e jep një i ish-burgosur i komunizmit eneverist, At Pjetër Meshkalla, i cili është shprehur se asgjë e mirë nuk mund të vijë nga një pseudo-demokraci, ku, “Autokracia me makijazh demokratik lëshon rrenjë më të shëndosha se sa vet diktatura e shpallur tek një popull i lodhur e i demoralizuar, i cili bie në prehërin e saj symbyllas”.  At Pjetër Meshkalla, Pishtari i demokracisë shqiptare, ka paralajmëruar se pasojat e rënda të autokracisë me makijazh demokratik, “janë më afatgjata se ato të një diktature të ligjëruar mbasi populli i shpresëhumbur gjunjëzohet prej deshpërimit duke u bërë një pre e lehtë për despotët e rinj me grim demokratik”.  Në një shkrim botuar në portalin, “Radi and Radi”, At Meshkalla citohet të ketë thenë se, “duke i lenë kastile të hapura dhe të pa mjekuara plagët e diktaturës ato do të infektohen dhe shoqëria shqiptare do të gangrenizohet duke u dobësuar dhe ç’orientuar progresivisht derisa të katandiset në një turmë të hallakatur lypësarësh të nënshtruar.”   Për më tepër thekson At Meshkalla, “Pseudo-demokracia është një anarshi e organizuar me qëllim që pushtetarët despotë dhe bashkpuntorët e tyre mëkatarë të përfitojnë në mënyrë të paligjshme atë që ua ndalon ligji i tyre fasadë mashtrimi!”

Shpresoj se si “fituesit” ashtu edhe “humbësit” e zgjedhjeve të fundit në Shqipëri, por edhe ndërkombëtarët të cilët për 30-vjet pas shembjes së Murit të Berlinit vazhdojnë të mos njohin realitetin e “autokracisë shqiptare me makijazh demokratik”, si pengesën kryesore drejtë një shoqërie vërtetë të lirë e demokratike — të reflektojnë edhe kësaj radhe me rastin e zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri dhe të mbajnë përgjegjëse këtë autokraci shqiptare me makijazh demokratik për gjëndjen aktuale politike dhe ekonomike në atë vend.

“Prej të parëve tanë pritëm nji Shqipni të lirë! Nipat presin prej nesh nji Shqipni të lumtun!”, citohet të jetë shprehur At Pjetër Meshkalla.  Fatkeqësisht, unë e kam vështirë të besoj se zgjedhjet e 25 prillit– sido që të karakterizohen ato nga ndërkombëtarët — nuk japin asnjë përspektivë as shpresë për një Shqipëri më të lumtur dhe vërtetë të lirë dhe demokratike perëndimore, siç e dëshironte brezi i At Pjetër Meshkallës, por – as brezat e tanishëm nuk kanë ndonjë arsye të jenë më optimist për të ardhmen e Kombit shqiptar! 

Uroj të jem i gabuar!. Zot ndihmojë shqiptarët në këtë periudhë të historisë së tyre! 

Previous Post

Basha i quan zgjedhjet “masakër elektorale”, paralajmëron “betejë” për rrëzimin e “regjimit” të Ramës

Next Post

Indi, COVID-i: Mjekët e krahasojnë krizën me katastrofën e një tërmeti

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

Indi, COVID-i: Mjekët e krahasojnë krizën me katastrofën e një tërmeti

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.