Kryetari i komunës Agim Bahtiri u ka thënë para fillimit të mësimit nxënësve se më në fund po krijohen kushte që ata të punojnë me orar të plotë dhe orë normale dhe kështu të fitojnë dituritë e mjaftueshme.
“Sot është një ditë feste për juve, pasi që po filloni punën në një objekt modern shkollor, edhe pse kanë mbetur disa punë pa kryer, të cilat do të përfundojnë së shpejti. Mirëpo, kryesorja është që ju të punoni me orar të plotë dhe të realizoni plan-programet mësimore. Ne do të bëjmë përpjekje në ndërkohë që të ju sigurojmë edhe kushtet tjera të nevojshme për mësim”, ju tha ai nxënësve dhe arsimtarëve para hyrjes brenda objektit shkollor për të mbajtur orët e mësimit.





















