• Latest
  • Trending
  • All

Misteri i “1.300 kontejnerëve” me mbetje nga Italia në Shqipëri

17/03/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 2 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Misteri i “1.300 kontejnerëve” me mbetje nga Italia në Shqipëri

17/03/2017
in Aktualitet, Lajme

E ndërsa kryeministri ynë pak ditë më parë bëri me dije se do të padiste mediat, duke iu referuar më pas portalit italian që ka zbuluar skandalin, kundërpërgjigja që vjen nga Italia është me fakte konkrete në lidhje me gjithçka ka ndodhur në harkun kohor të një viti në vendin tonë, me pritjen dhe tranzitin e tonelatave të plehrave. Ndërkohë po këto media, kanë sjellë edhe një reagim të një deputeti italian që flet për çështjen e mafies në fushën e mbetjeve, ndërsa në Siçili policia italiane, mbrëmjen e së enjtes, duke zbardhur e premtja, ka goditur një grup prej 14 personash, që të gjithë me lidhje mafioze dhe që të gjithë pjesë e një prej grupeve më të fuqishme në trafikun e mbetjeve e jo vetëm. Në krye të tyre bëhet me dije se janë babë e bir që kanë lidhje me organizatën e famshme mafioze të Cosa Nostra-s. Ndërsa në vendin tonë prokuroria vijon të studiojë vetëm dokumentacionin e doganave në hyrje dhe në dalje të vendit tonë. Kryeministri dhe drejtuesit e doganave kanë mohuar kategorikisht, sa herë iu është dhënë rasti të dalin në TV se ai skandal që pretendojnë mediat italiane nuk mund të ndodhin, ndërsa në fakt në shtator dhe nëntor të vitit të kaluar janë kaluar dy VKM (vendime të Këshillit të Ministrave) pa zhurmë.

Arrestimi

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Referuar të dhënave që vijnë nga përtej detit, bëhet me dije se dje ka përfunduar një operacion policor është kryer nga policia italiane në lidhje me trafikun e mbetjeve. Sipas mediave italiane, 14 persona janë arrestuar në Itali, të cilët akuzohen se janë të përfshirë në trafikun e plehrave jashtë Italisë. Dy prej të arrestuarve janë biznesmenë, babë e bir, të cilët janë pjesë e mafies “Cosa Nostra”. Policia italiane ka vendosur nën sekuestro edhe 6 kompani si dhe asetet e tyre, vlera e të cilave shkon në 50 milionë Euro.. Hetuesit thonë se të arrestuarit përfitonin shuma të mëdha parash nga trafiku i paligjshëm i mbetjeve, të cilat i eksportonin jashtë Italisë. Ndërkohë, në Shqipëri ka nisur një debat i madh pasi dyshohet se kanë hyrë në mënyrë ilegale 1300 kontejnerë me tonelata mbetje të rrezikshme.

Deputeti i “Yjeve”

“Misteri” i vendndodhjes së më shumë se 1300 kontejnerëve me mbetje të nisura nga Italia me destinacion Maqedoninë, më saktë landfillin e Shkupit, ka sjellë edhe reagimin e deputetit Italian Riccardo Nuti, i cili ka kërkuar nisjen e një hetimi mbi zhdukjen e këtyre kontejnerëve, pas mohimit nga qeveria maqedonase se këto mbetje kanë arritur në Shkup. Deputeti italian Riccardo Nuti, i lëvizjes “5 Yjet”, i prononcuar për të përditshmen napolitane “Ottopagine.it”, ka kërkuar një hetim për zhdukjen e 1300 kontejnerëve të mbetjeve, duke qenë se qeveria maqedonase ka mohuar mbërritjen e tyre në Shkup. “1300 kontejnerë plot me mbetje të nisura nga Campania u nisën nga porti i Gioia Tauro dhe duhet të mbërrinin në Shkup, por autoritetet maqedonase thonë se ato mbetje nuk e kanë kaluar kurrë kufirin nga Shqipëria”,- thotë deputeti italian. Për këtë arsye Nuti u ka dërguar letra zyrtare edhe ambasadave shqiptare e maqedonase në Itali. “Qeveria duhet të zbardhë këtë rast të errët dhe dorëheqja e Ministrit të Brendshëm shqiptar nuk ishte rastësore”. Në një shkrim të së përditshmes napolitane “Ottopagine.it” publikuar ditën e djeshme thuhet: “Vitin e kaluar, një trafik i madh mbetjesh ka përfshirë vendin tonë (Italinë), Shqipërinë dhe Maqedoninë për një total prej 28.600 ton mbetje, që me shumë mundësi janë dhe të rrezikshme, fati i të cilave nuk dihet”.

Zhdukja e kontejnerëve, hetimet të plota

Mësohet se janë një sërë korrespondencash mes autoriteteve tona dhe atyre italiane që lidhen me gjithçka ka ndodhur me zhdukjen pa gjurmë të mbi 1300 kontejnerëve. Italia me anë të komisionit hetimor parlamentar ka kërkuar dokumente dhe fakte që lidhen me këtë skandal dhe madje dokumente që lidhen edhe me rrugëtimin e këtyre mbetjeve. Përfshirja e Eko-Mafias, në trafikun ndërkombëtar të plehrave të rrezikshme, nuk rresht së trondituri dhe habituri të gjithë. Hetimi më i fundit i Drejtorisë antimafia të Reggio Calabria-s, ka pikërisht emrin e koduar “Ekosistemi”, ku edhe dokumentohet interesi i organizatës kriminale “Ndragheta”, për eksportet ndërkombëtare të plehrave. Në Romë, në ndërkohë, kryetari i Komisionit hetimor parlamentar mbi veprimtaritë e paligjshme, që lidhen me plehrat, Alessandro Bratti, pohon për gazetën “Roma”, se ka një hetim në zhvillim të plotë, për trafikun ndërkufitar të plehrave, përfshirë edhe për 1300 kontejnerët e interceptuar si të “zhdukur” në Shqipëri. Në ditët në vijim priten zhvillime të rëndësishme në këtë hetim, ndërkohë që hetimet e autoriteteve tona vijojnë të jenë në dorë të situatës politike.

Media që zbuloi skandalin, 10 fakte për Edi Ramën

Qeveria shqiptare ka bërë të ditur se do të padisë sajtin “Pianeta Italia News”, i cili publikoi lajmin për zhdukjen e 1300 kontejnerëve me mbetje në territorin shqiptar. Gazeta, e cila ka si lajtmotiv të jetës së saj pikërisht betejën për ambientin, i drejtohet me dhjetë pyetje kryeministrit shqiptar.

1-Zbulimet e “Pianeta Italia News” mbështeten mbi disa tabulate, të cilët i kemi në zotërim. I pari, i ardhur nga Porti i Durrësit, tregon se më 2016, nga janari në dhjetor, në Shqipëri zbarkuan 24 816 kontejnerë mallrash. Ata “nën akuzë” erdhën nga porti i Gioia Tauros, në Kalabri. Rreth 10 për qind e tyre ishin nisur për në Maqedoni, duke kaluar nga porti i Durrësit në Qafë Thanë. Tabulatet të tjerë që kemi në zotërim, të ardhur nga autoritetet doganore tregojnë analitikisht numrin e kontejnerëve të tranzituar dhe prejardhjen e tyre. Nga të dhënat del në mënyrë të qartë që në Maqedoni kanë mbërritur vetëm 1140. Rreth 1300 mungojnë në apel. Pse, zoti Kryeministër, do të duhej të falsifikonim të dhëna që as nuk janë sekret e kësisoj mund të verifikohen lehtë? E pse duhet të mbrohemi nga dikush që na akuzon se kemi “shpikur” një lajm, duke ditur që këto dokumente tashmë janë në duart e autoriteteve të ndryshme gjyqësore që po hetojnë ngjarjen

2.Nuk do t’ju ketë shpëtuar, zoti Kryeministër, se burimi i parë i hapur që dha alarmin për “mbetjet e zhdukura” ishte një funksionar i Institutit të Tregtisë së Jashtme në Shkup.

3.3. Sikur të mos ishim në zotërim të kontratave që Flc Ambiente nga Frosinone ka më shumë administrata provinciale a komunale italiane për eliminimin e mbetjeve jashtë vendit, nuk do të mund të thoshim me siguri që ata kontejnerë kanë hyrë në territorin shqiptar.

4.Si keni menduar të licensoni një biznes të kësaj natyre, duke ditur që vendi juaj nuk e ka strukturën e nevojshme as për eliminimin e mbetjeve të brendshme? 5. Flasim për ekomafian. Prokuroritë italiane janë plot me hetime për eliminimin abuziv të mbetjeve, sidomos ato industriale, kimike, të rrezikshme dhe radioaktive.

5.Zoti Kryeministër, ju jeni socialist, thoni që e doni lirinë e shprehjes dhe që punonin në të mirë të popullit tuaj. Nuk e di nëse e keni bërë më parë, por të hedhësh në gjyq një gazetë është një akt thellësisht antidemokratik.

6.Mund të kishit përfituar (sa për të dhënë një shembull) për të verifikuar se si shumë importues- jo vetëm të mbetjeve -“harrojnë” të marrin lejen e tranzitit të sanksionuar nga ligjet e ambientit në Shqipëri.

7.Si ka mundësi që nuk i keni kërkuar “policisë fiskale” italiane, Guardia di Finanza që të jemi të qartë, bashkëpunim në një hetim?

8.Zoti Kryeministër, jeni në dijeni që ekomafiet kanë blerë- direkt ose indirekt- shumë landfille në Evropë dhe Ballkan.

9.Dhe në fund, zoti Rama, e kishit menduar që qeveria juaj të tronditej vërtet nga ndjeshmëria ambientale?

Pyetje e italianëve për Ramën

“Tabulatet të tjerë që kemi në zotërim, të ardhur nga autoritetet doganore tregojnë analitikisht numrin e kontejnerëve të tranzituar dhe prejardhjen e tyre. Nga të dhënat del në mënyrë të qartë që në Maqedoni kanë mbërritur vetëm 1140. Rreth 1300 mungojnë në apel. Pse, zoti Kryeministër, do të duhej të falsifikonim të dhëna që as nuk janë sekret e kësisoj mund të verifikohen lehtë? E pse duhet të mbrohemi nga dikush që na akuzon se kemi “shpikur” një lajm, duke ditur që këto dokumente tashmë janë në duart e autoriteteve të ndryshme gjyqësore që po hetojnë ngjarjen?

Investimi

Siç mund ta dini, firma italiane ka investuar mbi 73 milionë euro për të organizimin dhe manaxhimin e landfillit të Shkupit, më i madhi në Evropë. Mbetjet, të zakonshme dhe speciale, të drejtuar për në Maqedoni, duhet detyrimisht të kalojnë përmes Shqipërisë. A ka kryer ndonjëherë kontrolle qeveria juaj për këto tranzite?

Sekret

Qindra kontejnerë humbën gjatë rrugës. Ishin pjesë e një kontrate për eliminimin e mbi një mijë kontejnerëve me plehra, por nuk mbërritën kurrë në landfillin maqedonas, i menaxhuar nga një firmë italiane, Flc Ambiente s.r.l., e cila e bleu impiantin pikërisht për këtë punë, për përpunimin e mbetjeve urbane dhe industriale që vinin nga Italia. Funksionari lajmëroi ministrin e ambientit, drejtorin e doganës dhe kryebashkiakun e Shkupit. Të gjithë këta persona me autoritet u takuan disa herë dhe arritën në përfundimin se mbetjet janë nisur nga Italia dhe janë zhdukur në Shqipëri.

Lidhjet

Funksionari sinjalizon prezencën e një bërthame të “policisë fiskale” italiane që heton për këtë rast, dhe dy të dërguar të ambasadave italiane në Tiranë e Shkup. Edhe për këtë rast jemi në zotërim të disa e-maileve të dërguara nga funksionari i ITJ të Maqedonisë eprorëve të tij, duke lëshuar alarmin për mbetjet e humbura, duke u ndalur te “marshi prapa” i qeverisë maqedonase, që hoqi autorizimin për importin e mbetjeve më 2016 dhe në “disponibilitetin” e çuditshëm të kryeministrit shqiptar, i cili paraqiti në parlament ligjin për importin e mbetjeve urbane, industriale, kimike e të rrezikshme. Zoti Rama, a nuk thatë ju në fushatën elektorale se nuk do të lejonit kurrë që Shqipëria të bëhej kazani i plehrave të Evropës? Çfarë lidhjesh keni me botën industriale të sektorit të mbetjeve, shpesh e depërtuar – të paktën në Itali – nga krimi i organizuar?

Tags: albanianedi rama
Previous Post

Aktivistët e Vetëvendosjes pengojnë ligjëratën e Thaçit në UBT (Foto)

Next Post

NATO do të shqyrtojë përkushtimin për FSK-në, nëse mandati i saj ndryshon

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

NATO do të shqyrtojë përkushtimin për FSK-në, nëse mandati i saj ndryshon

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.