Vendi ku do te mbahet gara e Miss Shqipërisë është kalaja e Ulqinit. Ajo është dhe mbetet simbol i qytetit që tërheq interesimin e turistëve. Ajo është ndër të rrallat kala që edhe sot e kësaj dite është e banuar. Ndërtimi dhe historia që bart ajo e bën Ulqinin pjesë të vyer të historisë. Pas udhëtimit mbi një javor në të gjithë vendin, Miss Shqipëria 2014 është ndalur në Shkodër. 31 bukuroshet, i ndajnë vetëm disa ditë nga nata finale e cila do të zhvillohet në Ulqin, ndaj për këtë arsye organizatoret e Miss Shqipërisë kanë dhëne një konferencë për shtyp lidhur me turin turistik dhe detajet para finales së madhe të 27 Qershorit.
Udhëtimi që ka promovuar vlerat turistike dhe trashëgiminë e vendit, është mbyllur në Theth vend i cili u vizitua për herë të parë këtë edicion të Miss Shqipërisë. Pas Thethit, organizatoret dhe vajzat pjesëmarrëse janë ndalur në fabrikën e Cottoneles, e cila mundëson veshjet e 31 konkurrenteve, e që prej vitesh vesh edhe Miss Italia-n.Vendi ku do të mbahet gara e Miss Shqipërisë është kalaja e Ulqinit. Ajo është dhe mbetet simbol i qytetit që tërheq interesimin e turistëve. Ajo është ndër të rrallat kala që edhe sot e kësaj dite është e banuar. Ndërtimi dhe historia që bart ajo e bën Ulqinin pjesë të vyer të historisë.