Nga data 19-22 Tetor në një nga vendet më të fuqishme ne botë siç është Kina, u zhvillua Forumi Botëror i Sipërmarrësve, ku si folëse kryesore për të hapur konferencën ishte ftuar edhe bashkatdhetarja jonë Mirela Sula.
Mirela Sula ka tre vjet që ka ardhur në Londër për të kryer studimet e doktoratës në Psikologji dhe në të njëjtën kohë ka ndërmarrë një sërë iniciativash duke zbatuar projekte të ndryshme për fuqizimin e grave.
Fillimisht ka nisur me projektet e grave shqiptare në Angli, më pas projektet e saj kanë përfshirë gratë emigrante nga mbarë bota, dhe së fundmi “Global Woman platform” që ka si synim një lëvzje globale për të rritur ndërgjegjësimin për aktivizimin e grave nga mbarë bota në fusha të ndryshme të jetës.
Në Kinë (Hangzhou) Mirela ka prezantuar në emër të grave emigrante në Angli dhe punës që ajo ka bërë këto dy vitet e fundit duke promovuar gratë sipërmarrëse. Prezantimit të saj i është bashkuar edhe Rafael Dos Santos me origjinë nga Brazili i cili është themelues i “This Foregner Can” në Angli. Në këtë konference kanë marrë pjesë më shumë se 700 delegatë nga mbarë bota ku shumica e tyre kanë qenë njerëz të njohur në fushën e biznesit dhe sipërmarrjes të cilët kanë dhënë një kontribut të madh financiar për zhvillimin e fushave të ndryshme të biznesit në botë.
Në një artikull që Mirela ka botuar në revistën Global Woman menjëherë pas kthimit nga Kina, flet për rëndësinë që duhet t’i japim rritjes së numrit të grave në sipërmarrje dhe mbështetjes që burrat sipërmarrës mund të japin në këtë drejtim. Në këtë artikull Mirela ka përfshirë në shkrimin e saj 5 figura të njohura në fushën e biznesit nga vende të ndryshe si Turqia, Anglia, Kina, Franca dhe Amerika.
Mirela na tregon se së shpejti do të nisë disa projekte te tjera ambicioze për të ndihmuar fuqizimin e gruas në mbarë botën.
Me shumë rrethe aktiviteteve të saj mund të gjeni në:
www.mirelasula.com
www.globalwoman.co
www.migrantwoman.com
















