Komisioni i Ligjeve ka miratuar në parim projektligjin për azilin në Republikën e Shqipërisë. I pranishëm në këtë mbledhje ishte edhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
Ai ka bërë me dije se projektligji ngre komision kombëtar për refugjatët dhe azilantët. Sipas Tahirit në ligjin ekzistues janë konstatuar problematika të veçanta.
Tahiri bëri me dije se pr/ligji parashikon parimin e moskthimit kur personi konsiderohet rrezik për vendin apo është i dënuar me 7 vite heqje lirie. Ky projektligj i ri përmbledh dy ligje; atë për azilin në Republikën e Shqipërisë si dhe ligjin për bashkimin familjar.















