Komisioni i Ligjeve ka miratuar në parim projektligjin për Gjykatën e Lartë.
Deputeti Spartak Braho deklaroi gjatë mbledhjes se është skeptik për këtë ligj, nëse do ta miratojë apo jo Presidenti.
Kreu i Komisionit, Fatmir Xhafa ka pyetur më tej Kreun e Partisë Demokristiane, Nard Ndoka nëse është dakord me këtë pr/ligj, por ky i fundit është shprehur kundër.
Ndërkaq, Komisioni i Ligjeve e ka shtyrë për një datë tjetër shqyrtimin e ligjit nen për nen.















