Format e varrimit në Shqipëri të parashikuara në projektligjin e miratuar në një komision të Kuvendit në pari, janë nën tokë, mbi tokë apo kremim dhe transformimi i kufomës me nxehtësi të lartë siç kategorizohet djegia e trupit
Një projektligj për “Shërbimin Publik të Varrimit” në Shqipëri parashikon edhe djegien e trupit të viktimës.
Projektligji u miratua njëzëri në parim nga deputetët në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit të Kuvendit në Tiranë.
Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni shpjegoi shtesën, përkatësisht mënyraat e tjera të varrimit:
“Me anë të këtij projekligjit parashikohet edhe futja e formave të tjera siç është kremimi ose diegia e trupit”.
Zonja Gjermeni arsyetoi se ndryshimet në ligj janë të domosdoshme pasi në vend, veçanërisht në Tiranë, është krijuar problematikë e skajshme me mungesën e hapësirave në varrezat publike në Sharrë dhe në Shish Tufinë.
“Nga ndryshimet parashikon ngritjen e varrezave private, gjithashtu i japim të drejtën komuniteteve fetare të ngrenë varreza”-tha ajo.
Forma të tjera të varrimit të parashikuara në projektligj janë nën tokë, mbi tokë apo kremim dhe transformimi i kufomës me nxehtësi të lartë siç kategorizohet djegia e trupit.
Por, projektligji ndalon kremimin pa lejen e familjarëve të viktimës duke përcaktuar kushtet vetëm nëse:
-Do të jetë dhënë leja e varrimit nga Zyra e Gjendjes Civile të njesisë përkatëse vendore;
-Të njihet identiteti i personit që ka ndërruar jetë;
-Të vërtetohet me dokument se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrore;
-Të vërtetohet me dokument se shkaku i vdekjes është konstatuar jashtë çdo dyshimi;
-Nëse rrethanat e mësipërme nuk përmbushen, kremimi përdoret vetëm me autorizimin me shkrim të prokurorisë.
Në të njejtin ligj për nuk lejohet kremimi nëse familjarët e viktimës nuk pajtohet, pavarësisht nëse është lënë me gojë (amanet) si dhe kur ritet fetare nuk e pranojnë kremimin.
Projektligji parashikon ndërkaq që hiri i kufomës së djegur të vendoset në varrezat përkatëse, por nëse është lënë me gojë (amanet) të hidhet, atëherë duhet bërë në det të hapur dhe larg ujërave të përdorshëm.
Ministria Gjermeni shtoi se projektligji parashikon edhe ngritjen e varrezave historike kulturore dhe shtetërore.















