“Reforma në drejtësi ka një rëndësi të madhe për shqiptarët. Tashmë unë do ti kërkoj Këshillit Europian hapjen e negociatave për Shqipërinë”.
Kështu deklaroi një ditë pas miratimit të reformës në drejtësi, gjatë një interviste për ‘News24’, Knut Fleckenstein, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian. Më tej eurodeputeti pohoi se nuk e ka idenë se nga doli ideja e mospajtimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Bashkimin Europian sa i takon reformës. Nga ana tjetër ai theksoi se është i lumtur që reforma u miratua dje.
Ndër të tjera raportuesi për Shqipërinë tha se me rëndësi tashmë ngelet zbatimi i reformës, ndërsa shpreson se gjithçka do të shkojë mbarë. “E vështirë të gjenden zgjidhje për një rrugë të përbashkët. Palët politike në Shqipëri fajësojnë njëra-tjetrën.”, tha Fleckenstein.






















