“Me ligj jane adresuar të gjitha çështjet që kanë qenë shqetësim edhe nga shoqëria civile dhe deputetët kanë punuar që të merren parasysh të gjitha vërejtjet.
Bajrami ka shtuar se me këtë projektligj është specifikuar se kush mund të jetë investitor strategjik, raporton lajmi.net.
Ajo ka thënë se do të negociojë vetëm me kompani kredibile dhe nuk do të negociohet me çdokënd që dëshiron të investojë nëse nuk ka kredibilitet si kompani.
Bajrami ka përmendur si shembull sektorin e bujqësisë ku ka thënë se ajo kompani që dëshiron të investojë duhet së paku të investojë 10milionë euro.
Ajo ka sqaruar se të gjithë sektoret i kanë lënë strategjik për shkak të nevojës së madhe.
E pyetur nëse ky do të jetë projekti i fundit që ka bërë MTI për shkak se kjo ministri mund të shuhet pas procesit të riformatimit të qeverisë ka thënë se për këtë as që është diskutuar dhe ka thënë se më shumë janë spekulime nga dikush që ka ambicie për më ja zënë vendin e saj.
Mirëpo, ajo është shprehur se LDk përkrah riformatimin.






















