• Latest
  • Trending
  • All

Ministrit nuk ka kush t’i shkruajë… ose me Londrën nuk bëhet shaka

03/05/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 1 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Ministrit nuk ka kush t’i shkruajë… ose me Londrën nuk bëhet shaka

03/05/2016
in Lajme, Opinion

Petrit Kuçana

Nuk ishte aq i papritur ky sulmi i radhës (që nuk duket i fundit) i Ministrit të Drejtësisë Majkell Gove ndaj Shqipërisë që duket nuk i ka “dëgjuar” (ose nuk ka dashur t’i dëgjojë) prononcimiet e kryeministrit shqiptar në të paktën dy media.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Mbetet brenda çdo ngjyrimi stilistik edhe mos-harresa e Ministri Gove që të përmendë personazhe të filmave të Pitkinit, dhe nënvizimi i një fakti të dhimbshëm se “Nga tërë të burgosurit në burgjet tona që vijnë në vendet e BE, dhjetë për qind janë nga Shqipëria”.

Ky “sulm” ndaj Shqipërisë duket si përmbushje tërësore e shabllonit shqiptar deri diku të frikshëm se ;“S’keni parë gjë akoma”. Nëse gazetari Ian Birrell gjeri gomarshitësin që në dy fjalitë e tij “dëshmoi” fukarallëkun në Shqipëri, prononcimi i biznesmenit për “pamundësinë” e investimit në Shqipëri duket se ka qenë vetëm fillimi i përmbysjes së çdo perceptimi (sadopak) romantik të britanikëve për Shqipërinë, si vendi i “dashuruar” me Pitkinin, ku tifozët pa problem mund të shijojnë birrat edhe në shishe qelqi…

Gjetjet “angleze” të kryeministrit Rama, për turizmin, futbollin apo përfshirja e rajonit, nuk i “bënë derman” Ministrit Gove  që “mprehu edhe njëherë shpatën…

Nuk ka asnjë dyshim se hyrja e debatit në korridoret serioze, tashmë të thëna qartësisht nga ministri i Drejtësisë, ka thyer çdo iluzion sado “shqiptaro-dashës” të ndonjë britaniku dhe nuk lë asnjë hapësirë për të gjetur ndonjë dritëhije humori anglez. Nuk besohet që ka britanik që nuk shqetësohet, kur ministri i tyre i drejtësisë, (pra jo një gazetar apo opinionist etj etj) i mëshon rëndshëm faktit se “një e dhjeta e të dënuarve në burgjet britanike janë shqiptarë”.

Natyrshëm më shumë se të gjithë, janë shqiptarët e Britanisë që e “mbajnë” këtë barrë, që ka ndikim të padiskutueshëm në çdo minutë të përditshmërisë së tyre. Që në momentet e para kur u shfaqën “Billbordat në makinat lëvizëse me flamurin shqiptar në maje të Backingham Palace” filluan reagimet ashtu spontane që nuk i kaluan caqet e ndonjë emaili shqetësues dërguar gazetës apo deputetëve të zonave të tyre. Duhet theksuar se komuniteti shqiptar i Britanisë është ndër më të rinjtë dhe përgjithësisht të integruar (duke përjashtur të rinjtë e ardhur rishtaz që fatkeqësisht në një pjesë të madhe të tyre, janë bërë pjesë apo pre e krimit. Mbase duhet një studim tepër serioz dhe i gjithanshëm për këtë kategori që ndryshon tërësisht nga të ardhurit më të hershëm). Fatkeqësisht këtu në Londër nuk ka një “Lob” dhe gjithsecili nga ne e mban barrën e fajit. Shoqata më e vjetër e themeluar nga Edit Durham dhe Aubrey Herbert mbetet e kufizuar në aktivitetin e saj kryesisht artistiko-kulturor dhe një grusht deputetësh (All-Party Parliamentary Group for Albania) që së paku deri tani nuk kanë prodhuar ndonjë lajm sidomos për këtë situatë…

Por a mund t’i kërkohet një britaniku që të na “ndihmojë” kur kemi dështuar të ndihmojmë veten tonë?

Thua do të shkruajë ndonjë rrjesht Ambasadori? Të konsultohet me përfaqësuesin e seksionit shqiptar, në Ministrinë e Punëve të Jashtme Britanike?

“The Ambassador is missing”

Edhe sot e kësaj dite askush nuk flet se pse dreqin në Britaninë e Madhe, që nga tetori i vitit të kaluar nuk jemi të përfaqësuar me ambasador. Kaq e parëndësishme duket Londra? Thua qeveritarët u “mjaftuakërkan” me këshillimet e z.Blair, falas ose jo… Të paktën formalisht një ambasador, (nuk do të prishte shumë punë po të ishte), qoftë edhe nga ata që i sjellin si shpërblim për punën…qoftë edhe ata që duan të shkollojnë fëmijët, apo për t’i shpëtuar shndërrimit të “Ambasadë-konvikte-ve”. Vërtet pse nuk kemi ambasador? A duhet t’i besojmë “gojëve të liga” se nuk kanë rënë dakord nga forcat politike udhëheqëse të Tiranës për “të zgjedhurin” ambasador në Londër, për shkak të shumë interesave (më e pakta që mund të thuhet) që paskërkan në Londër? Një precedent i tillë nuk ndodh as në vendet e botës së tretë…

Po sa është punuar për lobing-un? Nga një përllogaritje e thjeshtë kryeministri Rama ka qenë mbi dhjetë herë në Londër si kryeministër. (Pa përfshirë ministrat e tij, që ka raste që vijnë edhe për punë, se shopingjet e Londrës janë të famshme, se patjetër duhen vizituar edhe fëmijët e tyre që studiojnë në Universitetet më të mira britanike). Pra mbi dhjetë herë kryeministri ka ardhur në Londër dhe asnjëherë të vetme nuk ka takuar as shqiptarët e këtushëm, ose ata që presupozohen si përfaqësues, që nga pedagogët shqiptarë të universiteteve britanike apo profesionistët e tjerë që shkëlqejnë në fusha të ndryshme në Britani. I mblodhi ndonjë herë ata deputetët shqiptaro-dashës që të pinte qoftë edhe një çaj anglez me ta? I takoi avokatët më të shkëlqyer të çështjes shqiptare, që luajtën një rol historik para, gjatë, apo pas luftës së Kosovës, thjesht sa për t’u thënë faleminderit, apo të shkëmbente ndonjë batutë me ta? Se për lobe të biznesit etj etj duket nuk “është këshilluar” kaq gjatë.

Shkëlqimi i diplomacisë ka qenë “mosnjohja e disa ish-ambasadorëve duke përfshirë edhe atë të Londrës, që e lanë edhe pa shofer… që shënoi rastin e paprecedent në historinë e diplomacisë shqiptarë që nga themelimi i shtetit shqiptar më 1912

Është më shumë se e frikshme, kur mendon se shteti shqiptar nuk jep fonde për ta festuar ditën kombëtare të Shqipërisë që festohet me 28 Nëntor, ku zakonisht ftohen të gjithë dhe siç ndodhi herën e fundit u organizua me sponsorizimin e disa biznesmenëve të këtushëm shqiptarë. Është tejet e neveritshme kur mendon se një organizim i tillë kushton më pak se bileta dhe qëndrimi i një “shoqëruesi/je të Kryeministrit gjatë një vizite rutinë në Londër. E mbase do të jetë një leksion për diplomacinë shqiptare se lobingjet, (jo domosdoshmërisht kompani lobingu…falas ose jo) mbeten alfa e çdo diplomacie dhe se të paktën me Londrën nuk mund të bëhet shaka.

Tags: edi rama
Previous Post

Detaje mbi aksidentin e Shkopetit

Next Post

Ngjela për reformen në drejtësi.”Reforma e Amerikës,te djegurit janë Berisha dhe Meta

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Ngjela për reformen në drejtësi."Reforma e Amerikës,te djegurit janë Berisha dhe Meta

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.