• Latest
  • Trending
  • All

Ministria e Kulturës përmbush respektin dy dekada i harruar

14/09/2014

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 20 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Ministria e Kulturës përmbush respektin dy dekada i harruar

14/09/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Nga Besi BEKTESHI Një nga detyrat e mëdha dhe të rëndësishme për tu përmbushur në synimet e kulturës, trashëgimisë, dhe respektit për të gjitha këto, është dhe shpallja monument kulture të ngrehinave me cilësi të forta historike dhe arkitekturore. Në ditët e sotme, inisiativat, dhe sensibiliteti i madh që ka Ministria e Kulturës, por dhe DRKK-të e saj të shpërndara në Shqipëri, sigurisht po bëjnë një punë shumë të mirë edhe për kujtesën historike, futjen e ndërtimeve të famshme në listën e monumenteve të kulturës. Janë shumë e shumë shtëpi, kisha, por dhe vende të pasura me histori dhe emra të lartë të patriotizmit dhe religjionit, që meritojnë të kalojnë në studim, propozim dhe në fund aprovimin “Monument Kulture”.

Ka një rast fatlum kësaj rradhe si Ministria e Kulturës, si organizatore e pritjes së Papa Françeskut, por dhe e gjithë Shqipëria në respekt të kësaj vizite të jashtëzakonshme , jo vetëm religjionare, por dhe humane dhe patriotike. E them këtë, sepse pikërisht në DRKK e Shkodrës, ku janë mbledhur trevat kryesore me popullsinë e besimit katolik, ka akoma vende të jashtëzakonshme për tu respektuar, dhe që në fakt jo vetëm nuk janë respektuar nga regjimi komunist, por nuk është kujtuar ti respektojë as kjo demokraci e zgjatur, si moment jo respekti rreth 24 vite rradhazi. Janë respekte të munguara për religjionin, qëndresën në besim. Janë respekte të munguara humane, sepse të tilla vende kanë bërë edhe shpërndarjen e qytetërimit, gjuhës tonë amtare dhe të shkruar me gërma latine, përhapjen e ideve të pastra kombëtare dhe europiane, por dhe të ruajtjes së traditës etno folklorike dhe po ashtu largimin e ndërhyrjeve të panevojshme të kombeve në sulm keqdashës për trevat tona amtare. Janë respekte të munguara patriotike, sepse aty kanë lindur dhe banuar ose dhe kanë punuar, njerëz të cilësive të jashtëzakonshme të kombëtarizmit shqiptar. Të cilësisë shqiptare të flamurit dhe të gjuhës në komb-formim. Në ngritjen e flamurit dhe konservimit të ADN-së shqiptare. Ky mosrespekt, ose anashkalim i këtyre banesave, kishave apo figurave, nuk i bën nder aspak të gjitha Ministrive të Kulturës deri përpara të sotmes. Nuk i bën aspak nder dhe politikës, e cila qoftë majtas dhe sidomos djathtas, nuk ka marrë parasysh figurat e larta të cilat nuk janë respektuar.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Kësaj rradhe është shansi i madh që për nder të vizitës së Papa Françeskut, të shkojnë në vend të tilla respekte ndaj historisë tonë jo vetëm religjionare, por dhe patriotike. Të nxitur nga vendorë, nga organizata të ndryshme, nga individë dhe studiues të preokupuar dhe pasionantë, si Ministria e Kulturës, por në detyrën e saj DRKK-ja e Shkodrës, kanë bërë dy propozime për Monument Kulture, të cilat tashmë janë plotësuar nga organizmat e Ministrisë së Kulturës dhe IMK-ja sigurisht. Është shtëpia e Abatit të Mirditës Prend Doçi, ose njeriut religjionar legjendë, i jo vetëm kësaj treve, por e gjithë Shqipërisë, vetëm 50 metra afër rrugës në Rubik, e cila “nuk ju ka vrarë syrin” të dikurshmëve të kulturës, por dhe ish Arqipeshkëvia legjendare e Delbnishtit, të cilat tashmë do të bëjnë pjesë në këtë gjerdan të artë të monumenteve në Shqipëri. Janë propozime të DRKK Shkodër, dhe kontribut të madh kanë propozuesit për shtëpinë e Abatit që është Bashkia e Rubikut dhe kryetari Gjok Vuka, por dhe pasionanti koleg gazetar dhe punonjës i kulturës Gjergj Marku, por dhe Drejtori në Ministri, Shpend Bengu. Kurse për Arqipeshkëvinë e Delbnishtit i apasionuari Nikoll Leshi edhe si kryetar i shoqatës Itali-Shqipëri në Kurbin. Sigurisht DRKK e Shkodrës, do të rilevojë dhe propozojë edhe shtëpinë e formimit të Organizatës Patriotike Bashkimi në Shkodër, dhe kishën në Shëngjin të Lezhës të pastruar tashmë nga koha dhe pa kujdesi, të cilat nuk janë pasur absolutisht në konsideratë edhe këto 24 vite të një demokracie pa respekt. Po, pa respekt, mbas një diktature vrastare dhe mohuese e vlerave të tilla.

Si mund të lihet pa respekt Abati Mirditës me një patriotizëm të tillë gjuhësor, religjionar dhe dije qytetërimi të shpërndara kudo. Ai ka qenë dhe kryesor në Arqipeshkëvinë e Delbnishtit e mbyllur e fundit si kishë, në terrorin e vitit 1967-të. Por po ky njeri, kishte edhe vulën e formimit të shoqërisë Bashkimi në Shkodër. Është një zonë e jashtëzakonshme, e cila tashmë do respektin e duhur si në monumentet saj të mbetura në këmbë dhe të figurave martire dhe patriotike që i kanë shërbyer vendit. Miss Durham, ka pasur një respekt të veçantë për këtë abat të jashtëzakonshëm, dhe jo vetëm ajo, por në të vërtetë ai vlerësohej si nga pikëvështrimi ekleziast dhe kulturor. Prej saj kam mësuar se ai i dha një rrugë të drejtë dhe të mrekullueshme patriotike si kishës, klerit dhe popullit të Mirditës. Ka promovuar studime të shumta teologjike dhe jo të tilla, ka hapur shkolla të karakterit human, krijoi të famshmen organizatë gjuhësore dhe letrare Bashkimi në Shkodër, u impenjua për alfabetizmin e Mirditës dhe zonave përreth. Krijoi tekste shkollore, mblodhi traditat vendore, por dhe shkrimet për historinë kombëtare shqiptare. Nën drejtimin e tij për më pak se dhjetë vite, u prodhuan dhe u vunë në qarkullim 35 libra për kulturën shqiptare dhe tradicionin human dhe etnik të saj. Nuk dyshohen forca dhe patriotizmi i vjershave të tij në rini, me një peshë të madhe në kulturën tonë kombëtare. Ishte frymëzuesi dhe bashkëpunuesi me të lartët e tjerë të historisë tonë patriotike si padër Gjergj Fishta, don Ndoc Nikaj, Luigj Gurakuqi, don Ndre Mjeda etj.

Mirdita i detyrohet shumë një fenomeni të tillë human dhe religjionar, dhe kjo është më e pakta që po bëhet për një Abat të tillë, të një treve të tillë patriotike. Në të vërtetë sot është Ministria e Kulturës në pozita shumë më të shëndosha dhe të qarta si humane dhe kulturore, e cila respekton të tilla pasuri të mëdha të trashëgimisë tonë. Është e qartë se është zonja Mirela Kumbaro një ministre ndryshe kulturalisht dhe e preokupuar për të respektuar, por dhe shkodrani me origjinë nga Mirdita, ose arkitekt Zef Çuni si zëvendësministër, që ka interesin e madh të shkuarjes së historisë në drejtimin e respektit dhe monumentizmit të trashëgimisë që ka ardhur në kohë. Janë të gjithë atje në ministri, që duan të respektojnë pikërisht edhe me rastin e vizitës së Atit të Shenjtë një person të tillë, shtëpi dhe arqipeshkëvi të tilla, për ti ruajtur ndër vite si momente të jashtëzakonshme patriotizmi, religjioni dhe humanizmi shqiptar. Tashmë në 19 shtator, edhe Abati Mirditës do të respektohet me shtëpinë e tij monument dhe ky respekt na bën krenar të gjithë ne që sipas peshës dhe pozicionit kontribuam për këtë respekt edhe pse të vonë, të mirëpritur.

Post Views: 94
Previous Post

Hero i heshtur apo i penduar

Next Post

Gjermania dhe Ballkani

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Gjermania dhe Ballkani

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.