Duke filluar që nga dita e djeshme, stafi i Ministrisë së Kulturës ka lenë përfundimisht ish godinën e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë për t’u zhvendosur në mjediset e restauruara të ish-Kinostudios “Shqipëria e re”. Selia e re e MK-së sipas ministres Kumbaro do të jetë në funksion të njerëzve të artit dhe kulturës, të cilëve do t’u jepet mundësia të shprehin artin e tyre të materializuar në ekspozita, galeri apo shprehje të tjera të artit. Kjo ndërtesë qendrore e ish-Kinostudios u projektua nga një arkitekt rus dhe është ndërtuar me ndihmën e Bashkimit Sovjetik, si një vepër e madhe e miqësisë me sovjetët. Promovimin e mjediseve të reja të Ministrisë së Kulturës dje e kanë pritur mirë edhe kienastët, të cilët shprehen se kanë pëlqyer faktin që ish Kinostudioja merr funksionin e një qendre kulturore. Drejtori i Qendrës Kombëtare të Filmit, Ilir Butka, u shpreh se “më vjen mirë që u bë këtu institucioni i Ministrisë së Kulturës, sepse është shumë pranë funksionit që ka pasur dikur”. Ja disa nga fotot që tregojnë ambientet e restauruara të Ministrisë së Kulturës:
Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha
Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...


















