Pas mbylljes së Ambasadave shqiptare në Bosnjë, Danimarkë, Portugali etj, i erdhi radha Ambasadës së Londrës. Urdhri i fundit i Ministrit të Jashtëm Z.Ditmir Bushati për mbylljen e Ambasadës Shqiptare në Londë,r duket ka qenë i pritshëm jo vetëm për stafin e Ambasadës por edhe për publikun e gjerë. E nëse shumë prej shqiptarëve të Britanisë pyesnin se kur do të vinte ambasadori i ri, të gjithë e kuptonin se kjo ambasadë nuk do ta kishte të gjatë pasi që prej Tetorit të vitit të kaluar nuk kishin caktuar asnjë ambasador.
Ana financiare ka qenë justifikim i Ministrisë së Jashtme, por në një prononcim për mediat sekretari i kësaj ministrie ka bërë me dije se Britania është ndër të paktat shtete ku Ambasada thuajse nuk ofronte shumë shërbime. Nëse shërbimi konsullor është kryesori për shumë shtete, në Britani shërbimi konsullor mbetet i panevojshëm. Ai ka treguar për median se pjesa dërrmuese e shqiptarëve të Britanisë janë regjistruar si shqiptarë të Kosovës.
Po shikojmë mundësinë e bashkëpunimit me ambasadën e Kosovës, tha ndër të tjera ai, që shërbimet konsullore të bëhen në këtë ambasadë, theksoi ai.
I mirëinformuar për fluksin e madh të shqiptarëve që kanë vërshuar në Britani kohët e fundit, sekretari i Ministrisë së Jashtme ka garantuar se të paktën një punëtore personeli do të bëhet pjesë e stafit të ambasadës së Kosovës në Londër, ku do t’u shërbejë për pajisjen me pasaporta dhe për të gjitha shërbimet e tjera konsullore.
“Nëse Ambasadën e Sllovenisë e mbulon edhe Bosnjën, apo Ambasada e Spanjës që mbulon edhe Portugalinë, me Britaninë do ta kemi të vështirë. Po shikojmë të gjitha mundësitë që Amabasda Shqiptare e Francës të mund të mbulojë me aq sa mundet edhe Britaninë” ka thënë ndër të tjera Sekretari i Ministrisë së Jashtme, duke vënë theksin në “rolin e jashtëzakonshëm” , siç e cilësoi ai të Alastair Campbell apo firmës së Tony Blair në Britani.
Urdhri i Ministrit Bushati hyn në fuqi me 1 Prill 2016.















