Shqipëria do të pendohet për vendimin për të dëbuar diplomatin rus nga Tirana, tha Zëvendës Ministri i Jashtëm Aleksandër Grushko për RIA Novosti .
“Ky është një provokim i qartë që synon përkeqësimin e marrëdhënieve ruso-shqiptare dhe, natyrisht, ky hap jo miqësor nuk do të mbetet pa përgjigje,” komentoi Grushko.
Një nga parimet kryesore në diplomaci është reciprociteti, askush nuk e anuloi atë, tha më tej ai.
Kjo është hera e parë që një diplomat rus përjashtohet këtë vit, shkruan më tej media ‘RIA’. Në vitin 2020, hapa të tillë u ndërmorën në Bullgari, Hollandë, Austri, Sllovaki dhe Republikën Çeke, mirëpo për akuza për spiunazh.