Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) të Kosovës është shprehur e shqetësuar për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve shqiptarë në Maqedoni.
Në deklaratën e kësaj ministrie thuhet se dhuna “nuk është mënyrë të të zgjidhur mospajtimet”.
“Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës po përcjell me shqetësim zhvillimet e dy ditëve të fundit në Maqedoni përkitazi me protestat e qytetarëve shqiptarë dhe dhunën e përdorur ndaj tyre nga policia maqedonase në Shkup.
MPJ e Kosovës vlerëson se situata e krijuar nuk i kontribuon stabilitetit dhe bashkëjetesës ndërmjet etnive në Maqedoni.
U bëjmë thirrje palëve që të shmangin veprimet e dhunshme dhe të tregojnë vetëpërmbajtje e maturi.
Ministria e Jashtme do të vazhdojë t’i ndjekë me vëmendje zhvillimet në Maqedoni dhe konsideron se dhuna nuk është mënyra më e mirë për t’i zgjidhur mospajtimet në një shoqëri të ngritur mbi themelet e dy etnive më të mëdha dhe bashkëjetesës ndërmjet tyre”, thuhet në deklaratrën e MPJ.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















