Tenderi për Integrimin e sistemeve softuerike po mbetet pezull,dhe kjo si pasojë që OSHP-ja ka gjetur shkelje ligjore në këtë tender dhe ka mar vendim për ritenderim,por Ministria e Financave deri më sot akoma nuk e ka anuluar atë tender.
Organi Shqyrtues i Prokurimit në fund të muaji qershor kishte gjetur shkelje ligjore në tenderin e iniciuar nga Ministria e Financave. Kishte marrë vendim që ai proces i prokurimit të anulohet në një afat prej 10 ditëve dhe të kthehet në ritenderim, nëse ministri ka interes edhe më tutje ta vazhdojë këtë tender. Por vendimi i Organi Shqyrtues të Prokurimit për anulimin e tenderit 1.4 milionësh ende nuk është zbatuar nga Ministria e Financave.
Kjo e fundit ka kërkuar nga Gjykata e Tenderëve shfuqizimin e vendimit të formës së prerë në mënyrë që ajo të procedojë nënshkrimin e kontratës 1.4 milionëshe me “PBC & CSE”.















