“Aktualisht, ekipi i mjekëve ligjorë, mbetet në pritje të propozimit të emrit të ekspertit nga familjarët e të ndjerit, në mënyrë që të fillojë sa më parë autopsia dhe të sqarohen zyrtarisht shkaqet e vdekjes.
Ministria e Drejtësisë, kërkon nga të gjitha institucionet e përfshira, në veçanti Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë që procesi të zhvillohet me transparencë të plotë dhe siguron familjarët dhe opinionin se do të ndërmarr të gjitha masat që janë në mandatin e Ministrisë për të siguruar transparencë në këtë proces.
Deri në marrjen e raportit zyrtar, Ministria e Drejtësisë, mbështet mjekët ligjorë për fillimin sa më të shpejtë të obduksionit në përbërjen e kërkuar nga familja e të ndjerit dhe fton të gjithë qytetarët dhe partitë politike që të përmbahen nga paragjykimet lidhur me rastin”.






















