• Latest
  • Trending
  • All

Ministria e Diasporës duhet të fuqizohet, jo të shuhet

03/11/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 9 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ministria e Diasporës duhet të fuqizohet, jo të shuhet

03/11/2016
in Aktualitet, Lajme
Ministri kosovar i Diasporës, Valon Murati e konsideron të suksesshëm regjistrimin aktiv të diasporës. Ai në intervistën dhënë albinfo.ch thotë se deri më tani janë regjistruar 400 mijë bashkatdhetarë, ndërsa thotë se regjistrimi pasiv, nëpërmjet internetit vazhdon edhe disa muaj.  Ai thotë se mësimi shqip në mërgim mbetet prioritet, ndërsa e quan absurde idenë për shuarjen e Ministrisë së Diasporës. Ministri Murati thotë se diaspora e Zvicrës mbetet oazë edhe për mërgimtarët e vendeve të tjera në botë.

Albinfo.Ch: Z. Ministër. Janë formuar shumë asociacione të shqiptarëve në diasporë. Sa jeni i kënaqur me lidhjen shqiptare jashtë vendit?
Murati:
Krijimi i shoqatave në diasporë i ka mbajtur të bashkuar dhe të organizuar shqiptarët në botë për shumë vite më radhë. Edhe shoqatat e reja që po krijohen tani duhet të kenë të njëjtin qellim apo funksion. Projekti i rrjetëzimi të shoqatave në diasporë si dhe procesi i regjistrimit në përgjithësi ka të bëj me identifikimin e shqiptarëve nëpër botë në mënyrë që neve të na mundësojnë këto të dhëna krijimin e politikave më të mira për mërgimtarët tanë karshi nevojave dhe kërkesave të tyre.
Ne gjatë takimeve si dhe projekteve që organizojmë për mërgimtarët mundohemi të theksojmë rëndësinë që kanë edhe shoqatat apo asociacionet që janë të krijuara në të mirë të organizimit sa më të mirë të komunitetit shqiptarë nëpër botë, sepse vetëm të bashkuar mund të jemi më të organizuar dhe më të fuqishëm.

Në cilat shtet i keni konkretizuar këto asociacione, përfshirë edhe ato të studentëve?
Murati:
Asociacione ka në të gjitha shtetet ku ka shqiptarë. Deri më tani janë krijuar 23 Rrjete të Bizneseve të Diasporës në vende të ndryshme duke filluar me Evropën, e duke u shtrirë në SHBA, Kanada dhe Australi. Ky projekt i rrjetëzon bizneset e diasporës gjithandej botës. Gjithashtu deri më tani kemi pilotuar edhe në krijimin e rrjeteve të studentëve dhe të rinjve si dhe të juristëve. Planifikojmë të ndërtojmë një platformë interneti në të ardhmen ku do të lidheshin të gjitha këto rrjete, dhe do të ndërlidheshin edhe më shumë mes vete. Gjithsesi në këtë drejtim do të përfshiheshin edhe profesionet e tjera e sidomos shoqatat kulturore dhe shkollat shqipe.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Cili është bashkëpunimi i Juaj me Kuvendin e Shqiptarëve të Zvicrës?
Është një bashkëpunim sikurse me secilin asociacion dhe rrjet tjetër në diasporë që punon në të mirë të diasporës dhe atdheut.

Po qendra Kulturore në Zvicër sa është funksionale?
Në përgjithësi qendrat kulturore ballafaqohen me mungesë të mbështetjes ligjore në Kosovë, por tani jemi në procesin e ndryshimit të ligjit për diasporën ku edhe do të krijohet baza konkrete ligjore e cila do të ndihmojë punën e këtyre qendrave, pra edhe asaj në Zvicër. Sidoqoftë, Qendra Kulturore në Zvicër ka filluar dalëngadalë të shndërrohet në një oazë të bashkëpunimit në mes të shoqatave, arsimtarëve, intelektualëve dhe artistëve të ndryshëm në Zvicër dhe po besojmë se jemi në rrugë të mirë. Por konsiderojmë se me ndryshimet e duhura ligjore, këto qendra do t’i konsolidojmë edhe më tej për të funksionuar përveç në shërbim të komunitetit tonë edhe si një urë lidhëse me kulturën e vendit pritës.

Në Zvicër dhe Gjermani është koncentruar më shumë komuniteti shqiptar i diasporës. A jeni të kënaqur me bashkëpunimin e diasporës atje?
Komuniteti shqiptar është i shpërndarë në të gjithë botën, por vendet të cilat i theksoni ju janë me të vërtetë me një përqendrim më të madh të shqiptarëve por edhe me një traditë më të mirë të organizimit. Nuk ka dyshim se për shkak të përqendrimit të shqiptarëve në këto shtete edhe ne si ministri kemi shumë aktivitete të përqendruara në këto vende. Ne vazhdojmë të jemi ura lidhëse e diasporës sonë me shtetin e origjinës, duke vazhduar të jemi zëri i tyre në të gjitha institucionet e vendit. Unë gjithashtu kam bërë përpjekje të vazhdueshme që të përçoj mesazhe bashkëpunimi në mes të shqiptarëve ndërmjet vete kudo që janë në botë. Gjithashtu besoj se është e rëndësishme që shqiptarët sa më shumë të marrin pjesë edhe në jetën publike dhe politike si në nivel lokal, ashtu edhe atë kantonal/landi, por edhe në atë qendror në këto dy shtete por edhe në vendet e tjera. Kjo është mënyra më e mirë për ta ndihmuar veten, komunitetin por edhe trevat shqiptare prej nga vijnë shqiptarët.
Deri më tani jam i kënaqur sidomos me rrjetet e bizneseve, të cilat besoj se në Zvicër dhe Gjermani duhet të jenë shembull edhe për vendet e tjera, por gjithmonë ka vende për të bërë punë edhe më shumë. Pikërisht projekti i rrjetëzimit të segmenteve të ndryshme ka sjell frymën si dhe ka hapur rrugë të reja të bashkëpunimit në mes të shqiptarëve që jetojnë në vende të njëjta por pse jo edhe në vende të ndryshme.
Gjithashtu, për shkak të përqendrimit të shqiptarëve në Zvicër dhe Gjermani, jemi duke punuar për të konsoliduar shkollën shqipe, që është një sfidë e veçantë. Andaj po bëjmë përpjekje që të fusim në veprim sa më shumë aktorë, përfshirë dy ministritë e arsimit, atë të Kosovës dhe të Shqipërisë. Në këtë drejtim të gjithë kemi nevojë të mobilizohemi, që të fuziojmë mësimin shqip si një element i rëndësishëm i ruajtjes gjallë të identitetit kombëtar dhe lidhjeve me vendin.

Procesi i regjistrimit të diasporës deri në cilin stad ka arritur?
Procesi i regjistrimit aktiv përfundon në fund të këtij viti dhe prej vitit tjetër vazhdojmë më atë që quhet regjistrimi pasiv, ku kryesisht do të koncentrohemi që këtë regjistrim ta bëjmë përmes faqes online rdks.info si dhe përmes Konsullatave dhe Ambasadave të Republikës së Kosovës gjithandej botës e me përkrahje edhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Në jemi të bindur se edhe procesi pasiv i regjistrimit do të jetë po aq i suksesshëm si edhe procesi aktiv që e kemi realizuar.

Sa mërgimtarë janë regjistruar?
Procesi i regjistrimit të diasporës ishte një prej programeve më problematike që e kam gjetur në ministri qysh në fillim të mandatit tim si ministër i diasporës. Sidoqoftë, në bashkëpunim të ngushtë edhe me partnerë të Ministrisë së Diasporës, si Agjencinë e Statistikave të Kosovës dhe UNDP-në e IOM-in, por edhe me involvim në proces të shumë bizneseve vendore përmes fushatës TI JE PJESË E ATDHEUT si dhe me një ri-konceptim të tërësishëm që i kemi bërë qasjes së regjistrimit deri më tani, kemi arritur të regjistrojmë afër 400.000 bashkatdhetarë. Duke i pasur parasysh vështirësitë, financat e pakta dhe logjistikën problematike, ne jemi shumë krenarë ta konsiderojmë se ky është një prej sukseseve më të mëdha të Ministrisë së Diasporës për këto 20 muaj të qeverisjes.
Siç thash edhe më herët, procesi i regjistrimit pasiv do të vazhdojë përmes formave online dhe nëpër konsullatat e Republikës së Kosovës.

A po hezitojnë bashkatdhetarët të regjistrohen. Nëse po pse?
Hezitimet janë ulur në nivel shumë të madh sepse jemi munduar që ta shpjegojmë përmes fushatës TI JE PJESË E ATDHEUT, saktësisht se cilat janë benifitet edhe të diasporës por edhe të shtetit tonë përmes këtij procesi.

A ka krijuar Kosova klimë të mjaftueshme ligjore e infrastrukturore për investime nga Diaspora?
Nga fillimi i mandatit tim në krye të Ministrisë së Diasporës kam bërë përpjekje që duke shfrytëzuar mekanizmat ligjor dhe institucional të ndikojmë në krijimin e ambientit sa më të mirë për bizneset tona nga diaspora, duke përfshirë përkrahjen e atyre që veç janë prezent në Kosovë dhe ata të cilët janë të gatshëm të investojnë këtu në të ardhmen. Investimet nga diaspora jo vetëm që janë sot të rëndësishme, por ato besoj unë do të jenë burimi kryesor i asaj që mund të trajtohen si investime të huaja dhe burim i rëndësishëm i zhvillimit të vendit dhe rritjes së tij ekonomike. Përveç kësaj shumë herë kam potencuar që diaspora jonë është urë lidhëse edhe në mes të investuesve potencial të huaj dhe Kosovës, duke i informuar partnerët e tyre për klimën e të bërit biznes Kosovë. Ende ka shumë punë për t’u bërë dhe unë së bashku me bashkëpunëtorët e mi vazhdojmë përpjekjet për të qenë afër investitorëve nga diaspora dhe për të orientuar ata dhe për t’u dhënë informatat e duhura pasi që ne jemi kontakti i parë me investitorët potencial nga diaspora. Gjithashtu ne mundohemi që të gjitha vështirësitë që hasin ata që në momentin kur marrin vendimin të vijnë të investojnë në atdhe t’i adresojmë në vendin e duhur. Trajtimin e shumë prej këtyre çështjeve qofshin probleme të veçanta apo edhe ato të përgjithshme, ne e bëjmë edhe në Grupin Punues për Tërheqjen e Investimeve nga Diaspora që udhëhiqet nga unë dhe është një ndër grupet punuese të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik.

A po funksionon dikaster i veçantë brenda gjykatave që merret vetëm me lëndët e diasporës?
Qysh në fillim të mandatit tim kam insistuar që ky divizion të funksionalizohet. Në kuadër të Gjykatës Themelore të Prishtinës është themeluar divizioni për konteste të investime të huaja. Ky divizion pritet të merret edhe me çështjet që kanë të bëjnë me investimet nga diaspora. Unë gjatë muajit korrik kam pasur takim edhe me Kryetarin e kësaj Gjykata me të cilin kemi biseduar në përgjithësi për gjendjen e sistemit gjyqësor dhe në veçanti për funksionalizimin e këtij divizioni i cili është në interes të vendit. Ne u pajtuam se rritja e efikasitetit të sistemit gjyqësor është parakusht në përpjekjet tona për tërheqjen e investimeve nga mërgata jonë.

Cilat janë prioritete e juaj gjatë muajve të ardhshëm?
Përpos vazhdimit të programeve të mira që i kemi nisur këto 2 vitet e fundit në pjesën e dytë të mandatit tim do të koncentrohemi më shumë në jetësimin e marrëveshjeve me ministritë e arsimit të Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë për organizimin e mësimit të gjuhës dhe kulturës në diasporë, konkretizimin e programeve për kanalizimin e remitancave në zhvillim ekonomik si dhe fillimin e rrjetëzimit të shoqatave të diasporës dhe të profesionistëve.

Është thënë nga analistët se Ministria e Diasporës nuk duhet të ekzistojë si dikaster i veçantë qeveritar, por vetëm si departament brenda MPJ-së. A duhet të ketë apo jo MeD?
Po besoj se kjo nuk është çështje as që duhet të diskutohet, të paktën edhe për disa mandate qeverisëse. Përkundrazi po besoj se debati duhet të sillet rreth asaj që Ministria e Diasporës të fuqizohet edhe ligjërisht, e edhe financiarisht sepse punon dhe e njeh më së miri një prej potencialeve më të madhe zhvillimore që e ka shteti dhe kombi ynë. Tek pas disa mandateve qeverisëse do të mund të diskutonim të gjenim variante alternativ të përfaqësimit të diasporës në institucione, e mbi të gjitha pas gjetjes së modaliteteve për përfshirjen e përfaqësuesve të diasporës në Kuvendin e Kosovës.

Tags: albanianedi rama
Previous Post

Kosovë: Këtë vit 986 raste me kancer

Next Post

KEDS-i humb betejën me 93 punëtorë që i largoi nga puna (Dokument)

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

KEDS-i humb betejën me 93 punëtorë që i largoi nga puna (Dokument)

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.