Në disa pjesë të Shkupit, Tetovë dhe qytete të tjera maqedonase vërehen forca të shtuara policore
Ministria maqedonase e Punëve të Brendshme ka shtuar masat e sigurisë në mbarë vendin, pas paralajmërimeve për vazhdim të protestave kundër vendimit për rastin “Monstra”.
Në disa pjesë të Shkupit, Tetovë dhe qytete të tjera maqedonase vërehen forca të shtuara policore, njofton agjencia e lajmeve INA.
Ndërkaq Ministria e Brendshme përmes zëdhënësi Ivo Kotevski ka theksuar se do të ndjekë situatën dhe do të sigurojë masën e sigurisë për protestat dhe ruajtjen e rendit dhe qetësisë.
Që prej fillimit të protestave ditën e premte, janë ngritur kallëzime penale ndaj rreth 10 personave, ndërsa mbi 80 të tjerë janë në procedurë verifikimi dhe biseda informative për pjesëmarrje dhe shkaktim të dhunës në protestat e fundit.
















