Ministria e Kulturës nuk do të marrë pjesë në ngjarjen më të madhe kulturore, “Panairi i Librit 2014”.
Nëpërmjet një e-maili, drejtuar Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Ministria arsyeton se refuzimi është bërë nga mungesa e buxhetit të justifikuar me zëra dhe kosto të përcaktuar qartë për shumën e kërkuar për financim nga ky institucion.
Kryetari i Shoqatës së Botuesve, Petri Ymeri thotë për “Ora News” se nuk i ka “braktisur” financiarisht vetëm Ministria e Kulturës, por edhe Bashkia e Tiranës.
Vitin e shkuar, Ministria e Kulturës e financoi me 140 mijë lekë të reja Panairin e Librit dhe bëri të mundur edhe financimin e kërkesës së Shoqatës së Botuesve për pjesëmarrjen e autorëve shqiptarë, si dhe organizimin e stendës shqiptare me përfaqsuesit e Shoqatës në Panairin e Librit në Lajpcig 2014 me shumën 10 mijë Euro.

















