Në postimin e tij në Facebook, ministri Tahiri ka thënë se e rëndësishme për të mbetet që Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe komponentët e veçanta të tij të jenë tërësisht funksionale dhe në përputhje me normat dhe standardet më të larta për trajtimin e personave në vuajtje të dënimit.
“Në kuadër të angazhimeve ditore, vizitova Burgun e Sigurisë së Lartë, për të parë nga afër trajtimin e të burgosurve, respektimin e rendit dhe respektimin e të drejtave të personave që janë në vuajtje të dënimit. Për mua si ministër, është shumë me rendësi që Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe komponentët e veçanta të tij të jenë tërësisht funksionale dhe në përputhje me normat dhe standardet më të larta për trajtimin e personave në vuajte të dënimit. Çdo qytetar i Kosovës, përfshirë edhe ata që kanë rënë ndesh me ligjin, kanë të drejtë për trajtim me dinjitet. Këtë mesazh e ndamë bashkërisht me drejtuesit e Shërbimit Korrektues dhe drejtuesit e Burgut të Sigurisë së Lartë. Viti i ardhshëm do të sjellë ndryshime dhe reforma të thella në sistemin e drejtësisë, reforma këto që do të ndikojnë edhe në mbështetjen e plotë ndaj shërbimit korrektues të Kosovës”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e tij në Facebook.
























