Ruziq për ‘N1’, ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka filluar një temë të ngarkuar duke shtuar se ai vet e mbështet këtë çështje e cila për shekuj me radhë po e mban Serbinë, sikur ‘një guralec në këpucë’.
“Nuk mund të jetojmë në të kaluarën ky është shekulli 21. Dhe e vërteta është se Kosova nuk është subjekt i së drejtës ndërkombëtare”.
Ministri serb beson se Serbia është larg një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme dhe se është e rëndësishme të përshpejtohet sa më shpejt zbatimi i marrëveshjes së Brukselit në mënyrë që të tregohet përgjegjësia ndaj qytetarëve serbë dhe atyre shqiptarë.






















