• Latest
  • Trending
  • All

Ministri Rrahmani pranon se politika është përzier edhe në spitale

11/09/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 6 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ministri Rrahmani pranon se politika është përzier edhe në spitale

11/09/2016
in Aktualitet, Lajme
Ministri Rrahmani tha se Kosova ka numrin më të vogël të mjekëve në Evropë për kokë banori dhe njëkohësisht ka edhe profile të ndryshme të mjekëve që presin punësim.

“Kemi një numër të madh të specialistëve të papunë dhe kemi spitale që kanë mungesë të specialistëve të profileve të caktuara”, tha Rrahmani.

REL: Shëndetësia në Kosovë ka qenë gjithnjë në thumb. Posaçërisht Qendra Klinike Universitare është trajtuar në opinionin publik me sy më kritik. Pse kjo gjendje e rënduar e shëndetësisë në Kosovë, në përgjithësi?

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Rrahmani: Është e vërtetë që shëndetësia trajtohet nga opinioni publik dhe të tjerët si sektor me shumë probleme. Kjo është pasojë e shumë rrethanave të cilat nuk janë vetëm në Ministrinë e Shëndetësisë, ose vetëm në sektorin e shëndetësisë. Ne duhet ta dimë edhe situatën e viteve të 90 –ta, kur jemi detyruar të organizojmë shërbime paralele shëndetësore, por edhe arsimimin paralel, dhe të gjitha këto kanë rezultuar që në vitin 2000 të jemi në një situatë të rëndë.

Kosova ka dalë e shkatërruar dhe sistemi nuk ka qenë i vendosur në themele të shëndosha. Më pas Qeveritë nuk e kanë trajtuar shëndetësinë me prioritet dhe shpesh ka bërë që kahet në shëndetësi të mos jenë të duhurat dhe të mos korrespondojnë me trendët e zhvillimit botëror. Por, unë mendoj se tash, pas 16 vitesh, jemi në rrugë të mbarë të reformimit të sistemit shëndetësor dhe të krijimit të një besueshmërie tek qytetarët.

Brenda mundësive kemi shërbimet më të mira të mundshme. Stafi shëndetësor, përkundër mungesave të gjërave esenciale, ka arritur të ofrojë mundësi për shërimin e qytetarëve. Pse QKUK-ja është atakuar më së shumti, them se ka problem të sistemit shëndetësor, pasi që në fillim nuk janë rregulluar punësimet aty, konform nevojave të nivelit terciar. Nuk ka ekzistuar një spital i Prishtinës dhe ende nuk ekziston, në mënyrë që qytetarët do të mund t’i merrnin shërbimet. Andaj QKUK -ja është e ngarkuar shumë. Opinioni shpesh atakon QKUK -n pa të drejtë e me të drejtë.

REL: Ka një numër të mjekëve të QKUK-së që janë nën akuza ose nën hetime. Ju nuk keni folur shumë për këtë çështje. Kolegët tuaj akuzohen se kanë shkelur etikën profesionale, kurse ata vetë thonë se kanë zbatuar ligjet në fuqi. Sa është mjekësia kosovare e korruptuar?

Rrahmani: Unë nuk kam dashur të prononcohem rreth aktakuzave, pasi nuk kam dashur të përzihem në punën e prokurorisë. Kam konsideruar se çdo pretendim i ngritur nga gjyqësori dhe çdo ankesë e qytetarëve, duhet zgjidhur sa më shpejtë, pasi që mbetja pezull e këtyre punëve vetëm sa e rëndon sistemin shëndetësor.

Kolegët e akuzuar, besoj, që me kalimin e kohës do të argumentojnë fajësinë ose pafajësinë dhe do të eliminohen këto dilema të ngritura mbi përgjegjshmërinë e punëtorëve shëndetësorë karshi pacientëve. Uroj që këto çështje të zgjidhen sa më shpejtë dhe të ecim tutje, pasi të kesh një numër të madh të mjekëve nën aktakuza, është e vështirë të punosh drejtë dhe të kthesh besimin e qytetarëve dhe të pretendosh se je në rrugë të drejtë të reformimit të sistemit shëndetësorë.

REL: Së fundi ka njoftime se mjekët dhe infermierët po ikin nga Kosova. Përballja me vështirësi brenda detyrës dhe kërkesa për një jetë më ndryshe i ka nxitur të ikin. Ministër, pse është e vështirë të ndryshohet gjendja në shëndetësinë e Kosovës?

Rrahmani: Është e drejtë e çdo individi të pretendojë shkollim adekuat profesional. Problematika që e kam trashëguar është me zanafillë të mëhershme. Nuk është pretenduar që të shkohet me shkollimin e kuadrit përkrah nevojave . Ne kemi numrin më të vogël të mjekëve në Evropë për kokë banori. Dhe në të njëjtën kohë, kemi profile të ndryshme të mjekëve që presin punësim.

Kemi një numër të madh të specialistëve të papunë dhe kemi spitale që kanë mungesë të specialistëve të profileve të caktuara. Kjo i bie që kemi respektuar vullnetin e individëve më shumë sesa nevojat që ka Kosova. Pra, tash kemi në disa lëmi tepricë të mjekëve, diku ka mungesë. Asnjë ministër nuk do të ketë mundësi t’i punësojë gjithë infermierët, pasi kemi mbi 23 mijë infermierë dhe hulumtimi i mundësisë së punësimit të tyre nuk ka mundësi t’i sistemojë të gjithë infermierët.

REL: Pse është zvogëluar buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë, marrë parasysh faktin e rëndësisë së shëndetit publik?

Rrahmani: Ka pasur shkurtime që ne i kemi paraqitur si shqetësime edhe te Kryeministri edhe te Ministri i Financave dhe kemi pasur premtime se ato mjete do të kthehen aty ku vlerësohet se ka nevojë. Edhe ne, brenda Ministrisë së Shëndetësisë, duke parë zhvillimin e projekteve që i kemi dhe nivelin e shpenzimit të buxhetit, do t’i bëjmë disa lëvizje që mos të kemi suficit.

REL: Hapja e spitaleve private në Kosovë, nga vende të ndryshme të rajonit dhe më gjerë, sa e ka penguar funksionimin e institucioneve publike shëndetësore?

Rrahmani:Varet nga cili kënd e shikojmë. Nëse e shikojmë nga këndi i krijimit të mundësive të reja për ofrimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët, sektori privat ka ndihmuar shumë sektorin publik. Ata kanë pasur mundësi të sjellin aparatura, por edhe profesionistë shëndetësorë, që sektorin publik ka pasur vështirësi t’i sigurojë.

Në anën tjetër, në qoftë se shikojmë se sektori privat ka keqpërdorur sistemin publik, duke dërguar pacientë atje, në mënyrën e mos dhënies së shërbimeve shëndetësore në sistemin publik, këtu duhet të angazhohemi më shumë dhe të kemi një kontroll më të mirë. Me ligjet në fuqi e kemi të garantuar zhvillimin e sektorit publik, privat dhe publiko-privat dhe unë konsideroj që Kosova duhet të orientojë politikat gjithsesi në dyja anët, duke zhvilluar sektorin publik pa e penguar atë privat.

Cilësia gjithmonë do të duhej të garantohet në sektorin privat. Ne kemi një buxhet për trajtimin e pacientëve jashtë institucioneve publike dhe krejt shërbimet që qytetarët tanë i marrin janë institucionet private, si brenda edhe jashtë Kosovës, në mënyrë që shërbimet të jenë sa më cilësore.

Andaj, mendoj se do duhet që këta dy sektorë të shihen se e plotësojnë njëri-tjetrin dhe jo si dy sektorë që e kundërshtojnë. Sigurisht, me instalimin e sigurimeve shëndetësore dhe një mbikëqyrje më të mirë në licencim dhe në ofrimin e shërbimeve shëndetësore nuk mund të themi se kjo apo ajo pjesë e sektorit të shëndetësisë ka penguar njëra tjetrën.

REL: A është politika e përzier në punën e QKUK-së dhe në të gjitha institucionet e shëndetit publik dhe njëkohësisht sa e pengon kjo funksionimin e sistemit shëndetësor?

Rrahmani: Si çdo sektor në Kosovë, edhe në shëndetësi është e përzier politika. Po tentojmë që në këtë mandat të mos jetë shumë e shprehur. Unë, së bashku me kabinetin dhe bashkëpunëtorët e mi, kemi dëshmuar se nuk jemi ithtarë të trysnive mbi njerëzit që mendojnë ndryshe politikisht. Ne kemi mundësuar që profesionistët të punojnë, të jenë të pavarur, të ofrojnë zgjidhje, duke i përkrahur ata. Besoj që kjo vërehet dhe ne marrim përkrahje si nga institucionet po ashtu edhe nga individët, që të vazhdojmë në këtë drejtim, pasi politizimi i tepërt në çdo sferë, por posaçërisht në shëndetësi, është i dëmshëm.

Tags: albanianpolitika
Previous Post

Adem Grabovcit i shkon ftesa prej Prokurorisë, intervistohet më 14 shtator

Next Post

Video EKSKLUZIVE: Tërmeti në Shkupi zgjati plot 29 sekonda, dridhjet ishte të fuqishme

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Video EKSKLUZIVE: Tërmeti në Shkupi zgjati plot 29 sekonda, dridhjet ishte të fuqishme

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.