Këtë e ka bërë të ditur këshilltari i Ministrit Hoxhaj, Bashmir Xhemaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
“Çdo herë Kosova me miq shumë”, ka shkruar Xhemaj.
Ministrin Gabriel në orën 09:00 do ta presë Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.
Kryediplomati gjerman në orën 10:15 do të zhvillojë një takim me ministrin Enver Hoxhaj.
Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, dje ka vizituar Beogradin ku është takuar me kryeministrin aktual dhe presidentin e ardhshëm të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.






















