Këshilli i Sigurimit të OKB-së të premten miratoi rezolutën e cila kërkon dhënien fund të ndërtimit të vendbanimeve të paligjshme izraelite në Bregun e pushtuar Perëndimor dhe në Jeruzalemin Lindor. SHBA-të për herë të parë abstenuan.
Rezoluta e cila kërkon “menjëherë dhe plotësisht” të ndalojë të gjitha aktivitetet që lidhen me ndërtimin e paligjshëm të vendbanimeve hebreje në territorin e pushtuar palestinez, u miratua me 14 vota “për”.























