Varianti i ri i Covid-19, i cili bëri që qeveria e Mbretërisë të Bashkuar të vendosë një bllokim të ri të nivelit 4 në Londër dhe Anglinë juglindore gjatë festave të fundvitit, është “jashtë kontrollit”, tha të dielën Ministri i Shëndetësisë Matt Hancock.
Hancock tha se varianti i ri, i cili mund të përhapet më shpejt se llojet e tjerë, por nuk është më i rrezikshëm se ta, duhej mbajtur nën kontrolluar.
Ministri i Shëndetësisë e quajti bllokimin e ri “një fund të tmerrshëm për atë që ka qenë një vit i vështirë”.
“Të gjitha masat që kemi në vend, na duhen më shumë për të kontrolluar përhapjen e variantit të ri sesa kemi bërë për të kontrolluar përhapjen e variantit të vjetër,” shtoi ai, në përgjigje të masave aktuale.
Pjesë të mëdha të Anglisë juglindore, përfshirë Londrën, janë tashmë nën kufizime më strikte, në përpjekjen për të frenuar përhapjen e virusit që siç thuhet, ka një nivel përhapje,70 për qind më të lartë.
Qytetarëve iu kërkohet të qëndrojnë në shtëpi dhe grumbullimet sociale do të limitohen në vetëm 1 person tjetër në ambiente të hapura.



















