Në fjalimin para ushtarëve greke të KFOR-it në Kosovë, ai ka lavdëruar kontributin e Greqisë për forcimin e stabilitetit në Ballkan, ndërsa ka theksuar rëndësinë në rritjes së rolit të këtij vendi në rajon.
Ai gjithashtu ka kritikuar retoriken agresive në rritje të Turqisë, shkruan Rtk.
Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos nuk ka takuar as një zyrtar të lartë në Prishtinë, pasi Greqia është në mesin e pesë vendeve të BE-së që ende nuk ka njohur pavarësinë e Kosovës.























