“Në ndryshim nga dokumente të mëparshme që kishte përgatitur Komisioni Europian dhe që fokusoheshin ekskluzivisht në reformën e drejtësisë në Shqipëri, tashmë në këto konkluzione evidentohen pesë prioritetet kyçe që janë vënë si kushte bazike për shqyrtimin e një hapjeje të mundshme të negociatave të anëtarësimit”, sqaron Kotzias.
“Këto prioritete përfshijnë promovimin e reformës gjyqësore, luftimin e krimit të organizuar – veçanërisht në prodhimin dhe trafikimin e drogës-, dhe sigurisht respektimin e minoritetit”, shton ministri i jashtëm grek.
Gjithsesi, shefi i demokracisë greke ka theksuar edhe një herë se Greqia dëshiron që Shqipëria të anëtarësohet në Bashkimin Europian, por ka theksuar se ky anëtarësim duhet bërë me përmbushjen e gjithë kritereve që kanë pasur edhe aspirantët e tjerë dhe që duhet të vlejnë edhe për Shqipërinë”.






















