Roth është përgjigjur kështu kur është pyetje a do të duhej Serbia ta njoh Kosovën para hyrjes në BE, transmeton lajmi.net.
“Edhe Kosova e ka perspektivën e hyrjes në Bashkimin Evropian. Nuk guxojmë të lejojmë importim të konflikteve bilaterale. Normalizimi duhet të avancojë, për arsyen e vetme që me atë të përmirësohet jeta e përditshme e serbëve dhe kosovarëve”, tha ai për gazetën serbe, “Blic”.






















