“Me këtë rast, ministri Murati u njoh me punën dhe organizimin e këtij lobi, i cili, sipas kryetarit Ymeri, qëllim parësor ka bashkimin e mërgatës shqiptare. Po ashtu, qëllim tjetër i Lobit Euro –Atlantik Shqiptar është ruajtja dhe avancimi i gjuhës, kulturës dhe i traditës shqiptare. Një ndër çështjet që u diskutua ishte edhe depolitizimi i diasporës sonë, ndërkaq u kërkua që pjesëtarët e saj të bëhen qytetarë më aktivë në vendet ku jetojnë dhe veprojnë, pse jo të kontribuojnë edhe në aspektin politik”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Në fund të takimit ministri Murati i ofroi bashkëpunim këtij lobi në punën e tij, konkretisht ndihmë diasporës sonë.






















