Në fjalimin e tij Zv.Kryeministri Halili u shpreh se Gonxhe Bojaxhiu është një model i veçantë dhe ndoshta edhe i papërsëritshëm i përhapjes së dashurisë, paqes dhe bamirësisë në miliona njerëz të vuajtur anekënd botës. Për vlerën e madhe që mban, sot emri i saj është lartësuar në shumë emra institucionesh në mbarë trojeve shqiptare dhe me gjerë.
“Sot bota më shumë se kurrë ka nevojë për humanizmin, ngrohtësinë dhe shpirtgjerësinë e Nënë Terezës”, ka thënë Halili gjatë fjalës së tij.






















