Zyra e shtypit e Kryeministrisë ka reaguar pas deklaratës së kryeministri kosovar në detyrë, Ramush Hardinaj i cili tha se Kosova nuk është ftuar në minishengenin në Durrës.
Por Kryeministria e mohoi duke njoftuar se Kosova është ftuar në nivel të lartë përmes ftesës së drejtuar Presidentit Hashim Thaçi.
Njoftimi
Nisur nga nje deklarate e bere nga kryeministri i dorehequr i Kosoves sqarojme se duke pasur parasysh formatin e takimeve rajonale si edhe faktin qe në Kosove ende nuk eshte formuar qeveria e re, Kosova eshte ftuar ne nivelin me te larte njesoj si ne takimin e Ohrit, permes fteses drejtuar Presidentit te Republikes se Kosoves, Hashim Thaçi.
Zyra e shtypit e Kryeministrit te Shqiperise



















