Gerasimov ka thënë se ushtria ruse është duke përdorur sistemin nga ajri, përfshirë edhe dronët për “të monitoruar situatën në zonën e Mosulit”.
Forcat irakiane dhe luftëtarët kurdë, të mbështetura nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, kanë nisur ofenzivën për çlirimin e Mosulit të hënën. Ata kanë marrë nën kontroll nga IS-i një sërë fshatrash përreth Mosulit.
Në Mosul vlerësohet se janë mbi 1.5 milion banorë dhe mbi 5 mijë militantë të IS-it.






















