“Serbet në atë mbretëri ishin 65%, kroatët ishin 25 dhe sllovenët 10%, të tjerët maqedonët, malazezët, shqiptarët për ta nuk kanë ekzistuar. 65% për serbet ka qenë ideale, për ata Jugosllavia ka qenë ideale”.
Të njëjtin mendim sa i përket shpërbërjes së ish Jugosllavisë ka edhe analisti politik Nexhmedin Spahiu, përderisa Jugosllavinë nën udhëheqjen Josip Broz Tito, e sheh me më shumë të drejta për të gjithë nacionalitetet përbërëse të saj.
“Jugosllavia ka qenë më së shumti e përbërë prej komunitetit serb edhe pse shkruhet që përbëhet nga 6 nacionalitete. Të qenit pakicë në shtetin e vet ka çuar deri tek lufta.
“Jugosllavia e Titos ka pasur tendencë të ofroj të drejtat, të gjithë të jenë të barabartë, deri në kohen kur ka ardhur tek konflikti” ka thënë Spahiu në emisionin Zona e Debatit, në Klan Kosova.






















