Funksionari serb, Goran Milanoviҫ, ka marrë një krahasim banal për ta përshkruar ndërprerjen e sfidës Serbi-Shqipëri.
Duke folur për Bild, Milanoviҫ ka thënë se për serbët lëshimi i flamurit shqiptar ishte sikurse për izraelitët të paraqitej koka e Adolf Hitlerit.
-Vetëm imagjinojeni një situatë në të cilën Izraeli luan kundër Gjermanisë në Tel Aviv dhe dikush e lëshon një kokën e Adolf Hitlerit. Diҫka e ngjashme ka ndodhur natën e kaluar në stadiumin e Partizanit, ka thënë Milanoviҫ.















