• Latest
  • Trending
  • All

Mikro-totalitarizmi

31/07/2015

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 9 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Mikro-totalitarizmi

31/07/2015
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Nga Thomas Sowell

Profesorë të ndryshëm në Universitetin e Kalifornisë në Berkely janë paralajmëruar zyrtarisht të mos thonë gjëra të tilla si “Amerika është vend i mundësisë.” Pse? Sepse ky konsiderohet të jetë një veprim mikro-agresioni kundër minoriteteve dhe grave. Shprehje të tilla nënkuptojnë që ti nuk i trajton me seriozitet shqetësimet dhe je fajtor për qenien agresiv ndaj atyre (minorancave), edhe pse në një shkallë të vogël. Mund të mendoni se kjo është thjesht një tjetër ide e çmendur nga Berkely. Por i njëjti koncept shfaqet në një raport të Universitetit të Ilinoisit në Urbana. Nëse je ulur në një dhomë ku të gjithë njerëzit janë të bardhë, ti konsiderohesh të jesh fajtor për “mikro-agresion” kundër njerëzve që nuk janë të bardhë, të cilët mendohet të mos ndihen rehat kur hyjnë në një dhomë të tillë. Në UCLA, një profesor që [gjatë një korrigjimi] ndryshoi shkronjat e fjalës “indigjen” nga kapitale në të vogla, në disertacionin e një studenti, u akuzua për “mikro-agresion”, me sa duket ngaqë preferoi të përdorte stilin e Universitetit të Çikagos për referencat, dhe nuk preferoi përpjekjen e studentit për të zmadhuar rëndësinë e të qenit indigjen. Kur një grup studentësh të juridikut në UCLA hynë në klasë me bluza me portretin e njërit nga profesorët e tyre që kishte organizuar një lojë softball-i intramurale, kundër atyre bluzave u protestua si manifestim i “privilegjit të bardhë”.

Pse? Sepse profesori kishte shkruar një libër kritik ndaj veprimit afirmativ. Protesta kundër “mikro-agresionit” janë përhapur në universitete nga njëra anë e vendit në tjetrën – që do të thotë, nga Berkely i Kalifornisë dhe UCLA te Harvardi dhe Fordham në bregun lindor, përfshi Oberlinin dhe Ilinoisin në perëndim. Administratorët akademikë kanë zgjedhur shpesh rrugën e kujdesit me sa më pak qëndresë, duke i trajtuar pretendimet e viktimizimit nga më të parëndësishmet, budallallëqe madje, me seriozitet të madh, edhe kur bëhet fjalë për diskreditimin e anëtarëve të fakultetit që respektohen nga shumica e studentëve të tyre dhe nga kolegët profesionalë në universitet dhe më gjerë. Koncepti i “mikro-agresionit” është thjesht një nga taktikat e shumta që përdoren për të ndrydhur dallimet në opinion duke i shpallur disa opinione si “gjuhë urrejtjeje”, në vend që t’i diskutojnë këto dallime në tregun e ideve. Të akuzosh njerëzit për agresion që nuk ruan ritmin me hapat e korrektesës politike, është të krijosh kushtet për justifikimin e agresionit të vërtetë kundër tyre. Kjo taktikë shkon përtej universiteteve dhe përtej SHBA. Francezit Jean Paul Sartre i njihet merita – nëse kjo është fjala e duhur – që i quante kushtet sociale të cilat nuk i pëlqenin atij si “dhunë”, si prelud për të justifikuar dhunën e vërtetë si përgjigje ndaj atyre kushteve. Imituesit amerikanë të Sartre-t kanë përdorur të njëjtën taktikë verbale për të justifikuar protestat e getove. Lojërat e fjalëve janë nga rrugët për ndrydhjen e ideve politikisht jokorrekte, në vend që t’i debatojnë ato. Kërkesa që organizata konservatore të ndryshme të detyrohen të publikojnë emrat e donatorëve të tyre është një tjetër mënyrë për të ndrydhur idetë, duke trembur personat që ndihmojnë për përhapjen e tyre. Cilado qoftë arsyeja për publikimin e këtyre emrave, kuptohet që kjo bëhet për hakmarrje.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

E njëjta taktikë u përdor dekada më parë nga mbështetësit e ndarjes racore në Jug, të cilët u përpoqën të detyrojnë organizatat e të drejtave civile për zezakët të publikonin emrat e donatorëve të tyre, në një situatë ku hakmarrja mund të kishte përfshirë dhunë dhe humbje ekonomike. Në një kuptim, përpjekjet e së majtës politike për të ndrydhur idetë që ata nuk munden t’i debatojnë janë një pranim i falimentimit intelektual. Por kjo është një nga kufizimet gjithnjë e në rritje të së majtës ndaj lirive të njerëzve për të jetuar jetën e tyre siç e shikojnë ata të përshtatshme, në vend që të jetojnë siç u pëlqen të majtëve. Përpjekjet e tanishme të administratës Obama për të imponuar shtëpi për njerëzit me të ardhura të ulëta në zonat e klasës së mesme dhe të lartë janë në një vijë me detyrimin e njerëzve të blejnë llojin e sigurimit shëndetësor që i pëlqen qeverisë – ObamaVare – dhe jo t’i lërë ata të lirë të blejnë atë që u përshtatet shijeve të tyre dhe gjendjes së tyre. E majta nuk synon domosdoshmërisht totalitarizmin. Por bindja e tyre se dinë gjithçka çon vazhdimisht dhe në mënyrë perverse në atë drejtim, edhe me hapa të vegjël, çdonjëri prej të cilëve mund të quhet “mikro-totalitarizëm”.

Post Views: 65
Previous Post

Heronjtë e paqartësisë

Next Post

Pse nuk ngre kokë turizmi shqipëtar?

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Pse nuk ngre kokë turizmi shqipëtar?

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.